Përmbyllet Slush’D Tirana: Një hap i rëndësishëm për Inovacionin dhe Startup-et Shqiptare - Business Magazine Albania

Përmbyllet Slush’D Tirana: Një hap i rëndësishëm për Inovacionin dhe Startup-et Shqiptare

Përmbyllet Slush’D Tirana: Një hap i rëndësishëm për Inovacionin dhe Startup-et Shqiptare

Mbështetja e startup-eve dhe komunitetit drejt suksesit ndërkombëtar

Tirana mirëpriti për herë të parë eventin Slush’D, një aktivitet që synon të transformojë ekosistemin e startup-eve në Shqipëri dhe të ofrojë një platformë të fuqishme për rrjetëzim dhe ndarje njohurish. I frymëzuar nga formati prestigjioz i “Slush”, ky event ndërthur sipërmarrës shqiptarë me aktorë të rëndësishëm nga Ballkani, Diaspora, Europa dhe vendet nordike.

Eventi gëzoi mbështetje masive nga institucionet shtetërore, duke përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat theksuan rëndësinë e promovimit të sipërmarrjes dhe inovacionit për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Lexo edhe:  AllWeb na prezanton me folësit e rradhës!

hapjen e këtij eventi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënvizoi rëndësinë e guximit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në sipërmarrje. “Aspirata e vërtetë nuk është vetëm të krijohet një startup, por të kthehet në një ‘stay-up’ që kontribuon në ekonominë e vendit,” theksoi Veliaj.

Ndërkohë, Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, theksoi se përgatitja për tregun global është thelbësore për suksesin afatgjatë të ekosistemit të inovacionit në Shqipëri. “Bota po ndryshon me ritme të shpejta dhe ne duhet të jemi gati për këtë të nesërme, që tashmë është shumë afër,” shtoi ai.

Startup-et shqiptare shpalosin talentin e tyre në Slush’D Tirana

Ky event ofroi një mundësi të artë për startup-et që të fitojnë ekspertizë ndërkombëtare dhe të zgjerojnë praninë e tyre në tregjet globale. Pjesëmarrësit prezantuan idetë e tyre para një jurie ndërkombëtare, duke marrë sugjerime dhe vlerësime profesionale për të përmirësuar bizneset e tyre.

Ndër startup-et që shkëlqyen në këtë event ishin:

  • Bliss – Platforma e parë shqiptare për terapi online, që ofron seanca psikologjike të përballueshme për shqiptarët kudo që ndodhen.
  • Garazhi – Një platformë për tregun e automjeteve, që ofron blerje, shitje dhe shërbime, me mbi 40,000 ndjekës aktivë.
  • Patoko – Një aplikacion multifunksional që bashkon shërbime të përditshme, duke kursyer kohë dhe rritur produktivitetin.
  • Skaitech – Kompania e parë shqiptare për prodhimin e dronëve, e fokusuar në teknologji për AI dhe sisteme pa pilot.
  • Suapr.com – Një startup që sjell zgjidhje inovative për edukimin.
  • Lookup Parking – Një platformë që ndihmon përdoruesit të menaxhojnë parkimin në mënyrë të zgjuar.
  • Pok Albania – Një startup që ju lejon të bëni pagesa te shpejta dhe me lehtësi
  • SunEasy – Një platformë inovative që synon tranformimin e turizmit bregdetar

Lexo edhe: Je startup? AllWeb ka një super ofertë për ty!

Finalja e Slush’D Tirana dhe Impakti i Saj

Në finalen e madhe të Slush’D Tirana, u ndanë çmimet për startup-et më premtuese, me fokus në rëndësinë e mbështetjes së komunitetit dhe organizatave për suksesin e tyre. Garazhi dhe Patoko u shpallën fitues dhe do të përfaqësojnë Shqipërinë në Slush Helsinki, falë mbështetjes së Grantit 2024.

Fituesit e Slush’D Tirana:

🔸 Bliss – Platforma për terapi online për shqiptarët kudo në botë.
🔸 Patoko – Aplikacion për menaxhimin e shërbimeve të përditshme.
🔸 Skaitech – Prodhuesi i parë shqiptar i dronëve, duke përdorur AI dhe teknologji pa pilot.

🔸 Garazhi – Platformë për blerjen, shitjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve.

Falënderime të sinqerta për të gjithë sipërmarrësit dhe inovatorët që ndanë idetë e tyre në këtë event frymëzues! Tirana po kthehet në një qendër të rëndësishme për inovacionin në rajon dhe po lë gjurmë në skenën ndërkombëtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0