Pensioni do merret në bankë! Ja si do të funksionojë - Business Magazine Albania

Pensioni do merret në bankë! Ja si do të funksionojë

Bankat e nivelit të dytë në vend, prej 3 prillit, detyrohen me ligj, të hapin pa asnjë tarifë, llogari bankare për disa kategori të veçanta, përfshirë pensionistët dhe personat me ndihmë ekonomike, në të kundërt gjobiten nga 50-250 mijë lekë. Në këtë llogari, pritet që brenda vitit të hidhen pensionet dhe çdo pagesë që marrin nga shteti kategoritë përfituese.

Nga data 3 prill 2024, të gjithë pensionistët, personat që marrin ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së papunësisë, invalidët e punës, apo jetimët, do kenë mundësi të hapin një llogari pranë bankave të nivelit të dytë me kosto zero.

Ligji i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike”, parashikon që këto kategori të mund të kenë një llogari dhe të pajisen me një kartë bankare, përmes së cilës mund të tërheqin para, të bëjnë pagesa apo deri në 5 transferta bankare brenda vendit me tarifa zero. Kjo llogari do të jetë funksionale vetëm në monedhën vendase (lekë), dhe do të shërbejë edhe për të marrë pensionin apo ndihmën ekonomike që kategoritë përfituese marrin.

Pensionet pritet të kalojnë nga marrja dorazi në postë, përmes hedhjes direkte në llogarinë bankare. Por ende nuk ka një datë se kur do të ndodhë ky ndryshim pasi fillimisht duhet të bëhet një udhëzim i përbashkët midis disa institucioneve. (Ministria e Ekonomisë, ajo e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta dhe Banka e Shqipërisë). Kryeministri Edi Rama ju ka vënë ultimatum bankave, që nga ky vit të jetë bërë fakt që pensionistët ta tërhiqen pagesën mujore në bankë.
lexo: Cilët telefona inteligjentë lëshojnë më shumë rrezatim?

Sipas ligjit të ri të botuar në Fletoren Zyrtare, bankat tregtare në vend janë të detyruara të hapin llogarinë pa pagesë, por mund të refuzojnë vetëm kur rezulton se po shkelet ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, apo në rastet kur konsumatori ka një llogari tjetër ekzistuese në një bankë tjetër në Shqipëri, e cila e lejon atë të përdorë shërbimet bazike.

Në rast të refuzimit të padrejtë, qytetarët mund të ankohen pranë Bankës së Shqipërisë, e cila mund të kërkojë nga bankat e nivelit të dytë, hapjen e kësaj llogarie brenda 15 ditëve pune (pa fundjavën).

Nëse ende banka nuk hap llogarinë, ligji parashikon gjoba nga 50-250 mijë lekë. Po ashtu bankat gjobiten edhe nëse kategorive të përfshira në skemën e tarifave zero për shërbimet bazike, i refuzohen transfertat apo i vendosen tarifa.

Një nga objektivat e këtij ligji ka të bëjë me rritjen e përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh, të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash në banka, për shkak të kostove që ajo mbart. Por po ashtu shtimi i numrit të llogarive bankare, dhe përdorimi i kartave si mjet pagese, vlerësohet edhe si mundësi për të ulur përdorimin e parave cash. Dokumenti i plote

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0