Pasojat ekonomike nga nxehtësia ekstreme do të rriten me kalimin e kohës - Business Magazine Albania

Pasojat ekonomike nga nxehtësia ekstreme do të rriten me kalimin e kohës

Pasojat e temperaturave shumë të larta janë ndër të tjera: reduktimi i produktivitetit të punës, kulturat e dëmtuara, shkalla më e lartë e vdekshmërisë, ndërprerja e tregtisë dhe pakësimi i investimeve

Ndikimi ekonomik i valës së pamëshirshme të të nxehtit që po djeg Europën Jugore, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të Hemisferës Veriore mund të jetë afatshkurtër në shumicën e vendeve, teksa mund të çojë në mbylljen e përkohshme të vendeve turistike, braktisjen e ngrënies në natyrë dhe një rritje të përdorimit të energjisë elektrike, i përdorur për ftohje.

Por, në terma afatgjatë, pasojat ekonomike të shkaktuara nga ndryshimet klimatike ka të ngjarë të jenë të thella.

Zjarret shkatërruese, përmbytjet dhe thatësira priren të mbizotërojnë titujt kryesorë për pasojat e valës së të nxehtit. Por, ka dhe efekte të tjera tinëzare mund të gjenerojnë më pak vëmendje, por gjithsesi kanë ndikim. Studiuesit kanë zbuluar se temperaturat ekstreme reduktojnë produktivitetin e punës, dëmtojnë të korrat, rrisin shkallën e vdekshmërisë, dëmtojnë tregtinë globale dhe pakësojnë investimet.

Një analizë nga studiues të lidhur me Qendrën për Kërkimin e Politikave Ekonomike zbuloi se Franca, Italia, Spanja, Rumania dhe Gjermania, kanë qenë më të prekura në Europë nga fatkeqësitë e lidhura me klimën gjatë 20 viteve të fundit. Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, megjithatë, janë goditur gjithnjë e më shumë nga problemet klimatike.

Lexo:Temperatura rekord në rajonin tonë. Ndryshimet klimatike bëhen gjithnjë e më të dukshme

Zhvillime të tilla bëjnë presion të shtuar mbi shpenzimet publike, pasi qeverive u kërkohet të zëvendësojnë infrastrukturën e dëmtuar dhe të ofrojnë subvencione dhe lehtësim. Analiza vë në dukje se të ardhurat nga taksat gjithashtu mund të tkurren kur ndryshimet klimatike pengojnë aktivitetin ekonomik.

Humbjet ekonomike në lidhje me ndryshimet klimatike pritet të rriten ndjeshëm në të ardhmen, sipas vlerësimeve të Bashkimit Europian, megjithëse theksohet se në shumicën e vendeve anëtare nuk ka një mekanizëm për të vlerësuar kostot ekonomike.

Analistët në Barclays vlerësuan se kostoja e çdo fatkeqësie të lidhur me klimën është rritur gati 77 për qind gjatë gjysmëshekullit të fundit.

Në nivel global, humbjet do të zgjerohen. Një studim i botuar vitin e kaluar, që kërkonte të masë ndikimin e valëve të të nxehtit të shkaktuara nga njerëzit në rritjen ekonomike globale, arriti në përfundimin se humbja kumulative midis 1992 dhe 2013 arriti midis 5 trilion dhe 29.3 trilion dollarë globalisht.

Vendet e varfra në klimat më të nxehta janë ato që kanë vuajtur më shumë. “Të ardhurat më të ulëta i bëjnë ekonomitë tropikale më pak të afta për t’u përshtatur me rritjen e nxehtësisë ekstreme,” tha studimi./ NY Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0