Temperatura rekord në rajonin tonë

Temperatura rekord në rajonin tonë. Ndryshimet klimatike bëhen gjithnjë e më të dukshme

Ndryshimet klimatike

Nëse kemi parë me vëmendje në desktopët tuaj, ose në ekranin e lap-topit, shenja e temperaturës është mes të verdhës dhe të kuqes, me nënshkrimin gati rekord.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se temperaturat pritet të tejkalojnë 40 grade Celsius pjesërisht në Spanjë, Francë, Greqi, Kroatia dhe Turqi.

Në Itali, temperaturat mund të arrijnë gati 49 gradë Celsius, ndërsa mes kësaj vale të nxehti është edhe shëipëria.

Vala e të nxehtit po prek një pjesë të mirë të Evropës, vëren BBC, ndërsa Evropa veriore po përjeton temperaturat më të ulëta të 10 viteve të fundit.

Pjesa e Europës mes Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Ballkanit Perëndimor, është në temperatura të larta sa po ushtron presion mbi sistemet energjetike dhe të transportit. Lumenj si Rhine dhe Rhone janë prekur thatësirat

Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë paralajmëroi për “fenomenin e nxehtësisë ekstreme në Rinin e Epërm” për këtë javë. Edhe shërbimi meteorologjik Italian bëri një paralajmërim të tillë, kur temperatura në Sardenja kaloi 40 gradë Celsius.

Ndryshimet klimatike po rrisin fenomenin e motit ekstrem në të gjithë hemisferën veriore këtë verë, duke sjellë nxehtësi të madhe nga Kina në Teksas, ndërsa përmbytjet goditën Nju Jorkun dhe Delhi. Rritja e temperaturave tregon se Europa ka thyer rekordet e vendosura vitin e kaluar.

Nxehtësia e verës dhe ujërat e pakta në lumin Rhine, i cili është kritik për transportin e mallrave të energjisë në Europë, mbeten në fokus këtë muaj. Niveli në Kaub – një pikë kyçe në lumin në perëndim të Frankfurtit – pritej të binte nën 1 metër një ditë më parë, sipas Administratës Federale të Ujit të Gjermanisë. Vitin e kaluar në gusht, niveli i ujit në Kaub ra nën 40 cm, nivel të cilin shumë kompani e konsideruan jo në gjendje për të transportuar mallra.

Lexo: A duhet të ndalohet reklamimi në billboard?

Maxar Technologies pret që vala e të nxehtit në Gjermani të ulet deri në javën e ardhshme, pasi temperaturat arritën në 35.5 gradë Celsius. Megjithatë, temperaturat mbi normale pritet të vazhdojnë në pjesën më të madhe të Europës Jugore, me Ballkanin që do të shohë temperatura afër 40 gradë.

Vendet nordike do të përjetojnë temperatura më të ftohta gjatë 10 ditëve të ardhshme. Londra pritet të jetë rreth 4 gradë nën normale për disa ditë, ndërsa Britania e Madhe në tërësi regjistroi qershorin më të nxehtë në histori.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0