Qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Singaporit dhe Spanjës mund të lëvizin në 194 destinacione në mbarë botën numri më i lartë i regjistruar që kur Indeksi i Pasaportave Henley filloi të gjurmonte liritë e udhëtimit global për 19 vjet.
Indeksi është krijuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe vendbanimin global me bazë në Londër Henley & Partners, duke përdorur të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024
Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Singapori, Spanja (194 destinacione)
Finlanda, Koreja e Jugut, Suedia (193 destinacione)
Austria, Danimarka, Irlanda, Holanda (192 destinacione)
Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (191 destinacione)
Greqia, Malta, Zvicra (190 destinacione)
Republika Çeke, Zelanda e Re, Polonia (189 destinacione)
Kanadaja, Hungaria, Shtetet e Bashkuara (188 destinacione)
Estonia, Lituania (187 destinacione)
Letonia, Sllovakia, Sllovenia (186 destinacione)
Islanda (185 destinacione)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.