Pas KE, SHBA dhe Kanada heqin aplikacionin "TikTok" në pajisjet qeveritare - Business Magazine Albania

Pas KE, SHBA dhe Kanada heqin aplikacionin “TikTok” në pajisjet qeveritare

Pas Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE, administrata amerikane dhe qeveria kanadeze po ndalojnë përdorimin e aplikacionit “TikTok” nga pajisjet elektronike të punonjësve të tyre. Shtëpia e Bardhë ka dhënë afat  30 ditor për heqjen e aplikacionit “TikTok” nga të gjitha pajisjet elektronike të qeverisë.

“Përcaktimi i kohërave është një hap përpara “themelore për të adresuar rreziqet që paraqet aplikacioni ndaj të dhënave të ndjeshme të qeverisë”, nënvizohet nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit.

Administrata Biden-Harris ka investuar shumë në mbrojtjen e infrastrukturës dixhitale të vendit tonë dhe kufizimin e aksesit të kundërshtarëve të huaj në të dhënat e amerikanëve,” tha Chris DeRusha , shefi federal i sigurisë së informacionit ndërsa shton se “ky udhëzim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të administratës për të mbrojtur infrastrukturën tonë dixhitale dhe për të mbrojtur sigurinë dhe privatësinë e popullit amerikan.”

Nga ana tjetër, edhe Qeveria kanadeze ka njoftuar se nga sot (28 shkurt) do të ndalojë aplikacionin “TikTok” në pajisjet celulare që ofron për stafin e saj me argument se përbën një rrezik “për privatësinë dhe sigurinë”.

Në një pajisje celulare, metodat e mbledhjes së të dhënave të TikTok ofrojnë qasje të konsiderueshme në përmbajtjen e telefonit,” tha Sekretarja e Thesarit Mona Fortier , duke shtuar se ky vendim ishte marrë “si një masë paraprake”.

Një zëdhënëse e “TikTok” ka shprehur pakënaqësi pasi vendimi për ndalimin e aplikacionit janë bërë pa kontaktuar fillimisht me kompaninë.  repubblica

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0