Pas Euro 2016, tani bota e njeh Shqipërinë - Business Magazine Albania

Pas Euro 2016, tani bota e njeh Shqipërinë


“Europiani i Futbollit 2016 tregoi se një skuadër trime si Shqipëria vendosi në telashe të mëdha Francën dhe ne dijmë vërtet pak lidhur me një ndër shtetet më të varfra të Europës”.

Kështu nis shkrimin Huffington Post, e cila ka botuar një shkrim këtë javë lidhur me peisazhet, fshatrat, ushqimin e mirë dhe mikëpritjen e popullit shqiptar.

”Shqipëria tjetër e pazbuluar” bazohet në një udhëtim aventuresk, të rekomanduara për çdo njeri nga gazetarët e Huffington Post, që endet si të përjetojnë natyrën pothuajse të paprekur të Alpeve Shqiptare dhe mikpritjen ndaj banorëve të fshatrave të fshehur malore.

“Pas një udhëtimi me varkë në liqen në Koman, vijohet me ecje në toka që ngjallin traditat dhe zakonet.”

Shkrimi flet gjerësisht për ushqimin e mirë të ofruar nga vendasit dhe natyrën e paprekur të Alpeve, sipas të cilëve, nuk e gjejnë në asnjë vend tjetër.

/monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0