Pa punë por me ide biznesi?! Qeveria mund t’ju japë deri në 500 mijë lekë - Business Magazine Albania

Pa punë por me ide biznesi?! Qeveria mund t’ju japë deri në 500 mijë lekë


Kjo është një periudhë kur shumë të rinj, apo edhe punonjës me përvojë kanë mbetur pa punë. Por është njëkohësisht edhe momenti për të vënë në punë mendjen për një ide biznesi. Përmes programit të nxitjes së punësimit, qeveria ka planifikuar 500 mijë lekë për idetë e biznesit të të papunëve, të cilat do të kalojnë në një proces aplikimi dhe konkurimi.

Programi për nxitjen e vetëpunësimit u miratua nga Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe do të zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Programi 1 vjeçar për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja parashikon të ofrojë trajnim për sipërmarrjen dhe zhvillimin e planeve të biznesit për aplikuesit si dhe grantin për përfituesit.

Fondi i nxitjes së punësimit për programin mbulon shpenzimet për:

  1. a) grantin për hapjen e biznesit të ri;
  2. b) vlerësimin e planeve të biznesit.

Përfiton ai që?

  1. a) Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit;
  2. b) Ka një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës dhe që deklarohet në bazë të një formulari të posaçëm, i cili përmban: përshkrimin e idesë së biznesit; relevancën (rëndësinë); iii. burimet e nevojshme për realizimin e biznesit; vlerësimin e gjendjes së mjediseve ku do të zhvillohet biznesi.

Punëkërkuesi, i cili aplikon në këtë program, duhet të marrë pjesë personalisht në të gjitha hallkat e procesit.

Një punëkërkues mund të përfitojë vetëm një herë nga ky program.

Shpenzimet për vlerësimin e planit të biznesit të të gjithë pjesëmarrësve, në vlerën jo më shumë se 3 000 (tre mijë) lekë për çdo plan biznesi, sipas çmimeve të tregut për këtë lloj ekspertize, mbulohen nga AKPA-ja, nga zëri i buxhetit “Programet e nxitjes së punësimit”.

Programi subvencionon për të gjithë të përzgjedhurit si përfitues grantin për ngritjen e biznesit deri në masën 500 mijë lekë.

Shpenzimet që nuk mund të mbulohen nga granti i financuar janë:

  1. a) blerja e pasurive të patundshme;
  2. b) çdo shpenzim që nuk lidhet dhe nuk përfshihet në planin e biznesit të miratuar;
  3. c) shpenzimet e kryera përpara nënshkrimit të marrëveshjes së grantit.
  4. ç) pagat, shpërblimet, qiraja dhe shpenzimet e tjera administrative.

Afati për të aplikuar në program, për të gjithë punëkërkuesit e papunë, është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes.

Aplikuesit e përzgjedhur duhet të regjistrojnë, brenda 5 (pesë) ditëve pune, sipërmarrjet e reja në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të hapin një llogari bankare për biznesin dhe të depozitojnë te struktura rajonale e punësimit dokumentet provuese.

Lexo: Sfida IDEA 2020, mbështet 1700 aplikime startup-esh dhe ide biznesi

Pas dorëzimit të këtyre dokumenteve, nëse shpallen fitues struktura rajonale e punësimit dhe çdo përfitues nënshkruajnë kontratën për përfitimin e grantit.

Me nënshkrimin e kontratës, përfituesit i transferohen si paradhënie në llogarinë e biznesit 20% e vlerës së grantit, shumë të cilën përfituesi duhet ta justifikojë me fatura të rregullta tatimore dhe vërtetim të kryerjes së pagesave, si kusht për financimin e pjesës së mbetur të grantit;  këste, të justifikuara me fatura të rregullta tatimore dhe vërtetimin e kryerjes së këtyre pagesave.

Vlera e plotë e grantit duhet të shpenzohet brenda katër muajve nga lidhja e kontratës me strukturën rajonale të punësimit;

Përfituesit nuk duhet të shkelin asnjë nga kushtet e kontratës për përfitimin e grantit dhe zbatimin e programit. Nëse përfituesit shkelin kushtet e kontratës, përfituesi është i detyruar të kthejë 100% të mbështetjes financiare të përfituar deri në atë moment.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0