Meta e lansoi Threads-in zyrtarisht gjatë së enjtes. Aplikacioni i ri i rrjeteve sociale ka dal në treg për të garuar me Twitter-in e miliarderit Elon Musk. Kjo platformë u mundëson njerëzve që të bashkohen the të diskutojnë për gjithçka “për atë që u intereson sot e që do të mund të jetë në trend nesër”.
Mes gjithë kësaj, shumë përdorues të internetit kanë vënë në pah se logoja e këtij aplikacioni është shumë e ngjashme me alfabetet Tamil dhe Malayalam të gjuhës Dravidian.
Disa përdorues kanë pretenduar se projektimi i kësaj logoje u inspirua nga shkronja “Ku” e alfabetit Tamil, përderisa të tjerë thanë se ajo është e ngjashme me shkronjat e alfabetit Malayalam “Thr” dhe “Kra”. Megjithatë, një numër tjetër i njerëzve dhanë argumentet e tyre duke thënë se ajo gjithashtu përfaqëson shkronjën “Om” nga gjuha Hindu.
Lexo: Update i ri: Instagram lejon deri në 4 profile për bashkëpunim
“A jam unë i vetmi person, apo është edhe dikush tjetër që mendon se logoja e aplikacionit Threads duket si shkronja nga alfabeti Malayalam (shqiptohet si ‘thra’), e rrotulluar në 90 shkallë duke rimuar me ‘thr’ në Threads”, tha një përdoruese e Twitter.
Një person i dytë shtoi: “Logoja e Threads duket e shumë e ngjashme si shkronja Kra”.
Teksa një tjetër tha: “Si nuk e ka komentuar askush deri më tani ngjashmërinë e logos së Threads me shkronjën ‘Om’”.Është interesante se disa përdorues të Twitter madje vunë në dukje se logoja e aplikacionit i ngjante ëmbëlsirës indiane jalebi.
“Momentalisht, njerëzit po e hapin aplikacionin Threads sikur janë duke ngrënë një Jalebi në mëngjes. E njëjta energji” ishte komenti i tjetër kujt mbi origjinën e logos. “Sa herë që e shikoj logon e Threads më vjen të ha jalebi”, shkroi një nga ata që ishin konfuz.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto