Opsioni i ri i Google gjen këngën që keni në mendje

Opsioni i ri i Google gjen këngën që keni në mendje

Google

Të ka ngecur një këngë në kokë? Mos u shqetëso, Google do të të ndihmojë. Para pak ditësh, gjigandi i teknologjisë lançoi një version të azhurnuar të aplikacionit të tij që ju ndihmon të gjeni titullin e këngës për çdo melodi që ju shkon rreth e përqark në kokën tuaj.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të gumëzhitni, të fishkëlleni ose të këndoni në mikrofonin e smartphone-it tuaj disa fjalë që ju kujtohen nga teksti dhe kjo është e gjitha! Kanë kaluar ditët e përpjekjes së lodhshme për të gjetur se cilën këngë keni në kokën tuaj.

Google-it i mjaftojnë disa sekonda për ta gjetur atë këngë.

Nga acaruese në argëtuese

Ju keni harruar tekstin e një kënge, por e dini melodinë, dhe ajo ju përsëritet vazhdimisht në kokë. Është acaruese pasi nuk ke një mënyrë për të kuptuar se cili është titulli i këngës. Google u është përgjigjur shqetësimeve tuaja.

Lexoni: Homeoffice dëmton shumë sektorë

Thjesht duhet të këndosh “do da daa naa nooo” sipas melodisë së këngës së panjohur dhe versioni i fundit i Google do të kuptojë pjesën tjetër për ju. Ju as nuk keni nevojë të jeni në gjendje të këndoni siç duhet ose të jeni i përsosur, sepse Google do t’ju ofrojë opsionet më të mundshme për këngën bazuar në melodinë.

Programi i ri aktualisht punon në anglisht në iOS dhe në 20 gjuhë në Android. Google planifikon ta lançojë atë në më shumë gjuhë në iOS në të ardhmen e afërt.

Gjithçka duhet të bëni është të hapni mini-aplikacionin tuaj të Kërkimit Google ose të hapni aplikacionin tuaj Google, të klikoni në butonin e mikrofonit dhe të pyesni “çfarë është kjo këngë?” ose shtypni butonin “Kërko një këngë”.

Fishkëlleni ose këndoni melodinë për të paktën dhjetë sekonda. Sistemi i inteligjencës artificiale do të kërkojë në bazën e tij të të dhënave për t’ju prezantuar me një listë të këngëve të mundshme.

“Një mënyrë e thjeshtë për ta shpjeguar është se melodia e një kënge është si gjurma e gishtit: Secili ka identitetin e vet unik”, tha Krishna Kumar, një Menaxher i Lartë i Produkteve në Google Search.

Kur ju kërkoni një melodi në Google, modelet tona të të mësuarit makinerik e shndërrojnë audion në një sekuencë të bazuar në numra që përfaqëson melodinë e këngës. Modelet tona janë trajnuar për të identifikuar këngët, bazuar në një larmi burimesh, duke përfshirë njerëz që këndojnë, fishkëllima ose gumëzhitje, si dhe regjistrime në studio”.

Aparna Chennapragada, një nënkryetare e Google që zbuloi opsionin e ri, tha se njerëzit e pyesin Google “cila këngë është kjo” gati 100 milionë herë çdo muaj ose kërkojnë fraza teksti që t’ju shfaqet kënga.

Interesting Engeenering

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0