BE në alarm, Snapchat nën hetim për rrezikimin e fëmijëve dhe ... - Business Magazine Albania

BE në alarm, Snapchat nën hetim për rrezikimin e fëmijëve dhe shkeljen e privatësisë

Një nga aplikacionet më të përdorura nga të rinjtë, Snapchat, është vënë në shënjestër të autoriteteve europiane. Komisioni Evropian ka hapur një hetim zyrtar për të verifikuar nëse platforma po respekton rregullat strikte për mbrojtjen e fëmijëve dhe privatësinë online.

Lexo gjithashtu: Reddit nis verifikimin njerëzor për llogaritë e dyshimta

Hetimi lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA), një nga ligjet më të forta të BE-së për kontrollin e gjigantëve teknologjikë.

Dyshimet janë serioze: Snapchat mund të ketë ekspozuar të miturit ndaj përmbajtjeve të rrezikshme, aktiviteteve kriminale dhe madje edhe tregtisë së produkteve të paligjshme. Një tjetër shqetësim i madh mbetet verifikimi i moshës, pasi autoritetet dyshojnë se sistemi aktual nuk garanton mbrojtje të mjaftueshme për përdoruesit e vegjël.

Sipas Komisionit, edhe cilësimet standarde të aplikacionit mund të mos ofrojnë nivelin e duhur të sigurisë dhe privatësisë, një problem që prek miliona përdorues në të gjithë Evropën.

Nëse shkeljet konfirmohen, pasojat mund të jenë të rënda: gjoba të majme dhe, në rastet më ekstreme, ndalim i plotë i funksionimit në tregun europian.

Nga ana tjetër, Snapchat ka nisur të reagojë. Platforma ka bashkëpunuar me kompaninë k-ID për të forcuar kontrollin e moshës. Një nga metodat përfshin verifikimin përmes selfie-ve, ku një softuer vlerëson moshën e përdoruesit.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse këto masa do të jenë të mjaftueshme për të bindur BE-në, apo nëse një nga aplikacionet më të dashura nga adoleshentët do të përballet me pasojat më të rënda ndonjëherë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0