Nuk e keni fituar punën tuaj të ëndrrave? Ja teknika që mund të përdorni për të patur një shans të dytë.

Nuk e keni fituar punën tuaj të ëndrrave? Ja teknika që mund të përdorni për të patur një shans të dytë.


Çdo person që kërkon punë, të paktën një herë, ose në mos shumë herë në karrierën e tij e kalon këtë eksperiencë negative. Ti aplikon për punën tënde të ëndrrave, shkon në intervistë dhe bie në dashuri me këtë punë. Kalon orë të tëra duke menduar se sa bukur do të ishte të punoje aty dhe nuk aplikon askund tjetër. Në fund, merr një përgjigje negative, merr vesh se kanë zgjedhur dikë tjetër dhe kalon menjëherë nëpër 5 fazat e mjerimit:

Mohimi – Duhet të ketë ndonjë problem, ma kanë nisur përgjigjen gabim.

Inati – Kjo ta shpif! Si mund të më trajtonin kështu? Çfarë mashtruesish!

Depresioni – Jam një humbës, askush nuk do të më punësojë.

Ujdia – Nëse më thonë se pse personi tjetër që zgjodhën është më i mirë se mua, do i tregoj që jam unë personi i duhur për këtë punë!

Pranimi – Çfarë kam mësuar nga kjo eksperiencë dhe si mund të eci përpara?

Ata nuk ju kanë thënë ‘’jo, kurrë’’ por ju kanë thënë ‘’jo në këtë moment.’’

Kur një kompani nuk ju zgjedh nuk do të thotë se ju ka mohuar tërësisht. Thjesht kanë pasur shumë mundësi të tjera dhe kanë zgjedhur atë që i përshtatej më mirë. Të punësosh dikë nuk është një shkencë por varet nga shumë faktorë subjektivë. Të mendosh se ka diçka që nuk shkon me ty është diçka jo e zgjuar. Në vënd që të mendosh negativisht, përdore këtë si mundësi për ti treguar punëdhënësit karakterin dhe profesionalizmin tuaj dhe ai mund të sigurojë për ju punën që dëshironi. Ja sesi…

Komplimentojini mbi zgjedhjen e tyre dhe tregoni se jeni të gatshëm të prisni.

Shumica e personave që kërkojnë punë dhe që refuzohen, dërgojnë përgjigje të shëmtuara apo kërkojnë informacione se çfarë kanë bërë gabim që nuk janë pranuar. Kjo i bën punëdhënësit të ndihen të bezdisur dhe të nervozuar. Në vend të kësaj ju duhet ti dërgoni një mesazh, ku ti thoni se edhe pse ndjeni keqardhje që nuk jeni zgjedhur në atë punë, ndiheni të kënaqur për faktin se e keni provuar si mundësi, jeni intervistuar dhe se ndoshta në të ardhmen mund të keni mundësinë të punoni në atë pozicion pune. Në fund mund të kërkoni edhe ndonjë sugjerim se çfarë mund të bëni për të qënë ende në radarin e tyre për mundësi të mëtejshme.

Nëse i tregon punëdhënësit se ato që the në intervistë ishin të vërteta dhe se ke realisht dëshirë të punësohesh në momentin e duhur, koha jote mund të vijë shumë më shpejt nga sa mendon!

burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0