Kompania finlandeze e shiti biznesin e saj të pajisjeve tek Microsoft në vitin 2014, ku telefonët shiteshin nën markën Lumia. Por ndërkohë që Microsoft në mënyrë efektive po del nga biznesi i smartphone-ve, Nokia ka vendosur që të kthehet.
Gjenerata e re e pajisjeve pritet që të debutojë në tre mujorshin e dytë të 2017 dhe me shumë gjasa do të jetë në “Mobile World Congress” në Shkurt të 2017.
Nokia po bashkëpunon me një kompani finlandeze të quajtur HMD, e cila do të marrë përgjegjësi për të prodhuar telefonët e ardhshëm.
Dy kompanitë firmosën një marrëveshje në Maj që i dha HMD të drejta ekskluzive mbi markën Nokia.
Kompania e re e formuar do të shpenzojë 500 milionë € në marketingun e telefonëve në tre vitet e ardhshme. Gjithashtu është arritur një marrëveshje me Nokian për të prodhuar hardware-ët për 10 vitet e ardhshme.
Deri më tani nuk ka ndonjë detaj mbi vetë telefonin dhe funksionalitetet që do të ketë, por pajisjet e reja të Nokia-s pritet të kenë sistemin operativ të Google, Android.
Burimi: telegraph.co.uk
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto