Nokia po përgatitet të lansojë një rrjet celular 4G në Hënë më vonë këtë vit, me shpresën për të përmirësuar zbulimet hënore, dhe përfundimisht duke hapur rrugën për praninë njerëzore në planetin satelitor.
Grupi finlandez i telekomunikacionit planifikon të lansojë rrjetin në një raketë SpaceX gjatë muajve të ardhshëm, tha Luis Maestro Ruiz de Temino, inxhinieri kryesor i Nokia-s në një konferencë në fillim të këtij muaji në ekspozitën tregtare të Kongresit Botëror të Mobile në Barcelonë.
Rrjeti do të mundësohet nga një stacion bazë i pajisur me antenë i ruajtur në një zbarkues hënor Nova-C i projektuar nga firma hapësinore amerikane Intuitive Machines, si dhe nga një rover shoqërues me energji diellore.
Një lidhje LTE do të vendoset midis zbarkuesit dhe roverit.
Lexo: Botuesit ngrenë padi miliarda dollarëshe kundër Google
Infrastruktura do të bëhet në kraterin Shackleton, i cili shtrihet përgjatë ‘gjymtyrëve’ jugor të Hënës.
Nokia thotë se teknologjia është krijuar për t’i bërë ballë kushteve ekstreme të hapësirës.
Rrjeti do të përdoret në kuadër të misionit Artemis 1 të NASA-s, që pritet të zbarkojë astronautët e parë që të ecin në sipërfaqen e Hënës që nga viti 1972.
Lexo: CEO i Google premton përmirësimin e BARD, rivalin e ChatGTP
Qëllimi është të tregohet se rrjetet tokësore mund të plotësojnë nevojat e komunikimit për misionet e ardhshme hapësinore, tha Nokia, duke shtuar se rrjeti i saj do të lejojë astronautët të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe për misione në Hënë. cnbc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.