Njerëzit po përdorin Uber në vend të ambulancës

Njerëzit po përdorin Uber në vend të ambulancës


Mund t’ju duket e çuditshme, por një studim i fundit ka zbuluar se në Shtetet e Bashkuara njerëzit nuk po përdorin më ambulancën dhe faji i mbetet kompanisë Uber.

Studimi i publikuar ditën e mërkurë, krahasoi përdorimin e ambulancës në 766 qytete të SHBA, para dhe pas prezantimit të Uber (nga viti 2013 deri në vititn 2015).

Pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave, u arrit në përfundimin se futja e Uber në qytete ka reduktuar me 7% volumin e përdorimit të ambulancës.

Kostot e ambulancë nuk janë shumë tërheqëse dhe janë një faktorë nxitës për të zgjedhur transportin alternativ.

Aplikacionet për transportin i japin mundësinë pasagjerëve të zgjedhin spitalin, dhe jo të dërgohen thjesht në spitalin më të afërt. Dhe bazuar në vendodhjen e shoferit kur porosisni makinën, ata që përdorin Uber arrijnë më shpejt në destinacion se sa kur ju duhet të presin për një ambulancë.

“Ne jemi mirënjohës që shërbimi jonë ka ndihmuar shumë njerëz të shkojnë atje ku duhet atëherë kur kanë më shumë nevojë,” thotë një përfaqësues i Uber.

“Është e rëndësishme të theksohet se Uber nuk kërkon të zëvendësoj zbatuesit e ligjit apo profesionistët mjekësorë. Në rast të ndonjë emergjence mjekësore, gjithmonë i inkurajojmë njerëzit që të telefonojnë 911. ”

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0