Njerëzit e suksesshëm nuk e humbasin kurrë energjinë e tyre në këto 4 gjëra

Njerëzit e suksesshëm nuk e humbasin kurrë energjinë e tyre në këto 4 gjëra


Ekziston një e vërtetë e thjeshtë që vlen për të gjithë: aty ku ju shpenzoni energjitë tuaja është pikërsisht ajo që përcakton cilësinë tuaj të jetës.

Nëse ekziston diçka që njerëzit e suksesshëm e kanë të përbashkët, është se ata janë shumë të zënë për të humbur kohën e tyre në çdo gjë që nuk i afron me qëllimet që kanë vendosur. Nëse po shpresoni që të bashkoheni me klubin e njerëzve shumë të suksesshëm, atëherë vendi më i mirë për të filluar është pasqyrimi i zakoneve më të rëndësishme që ju keni.

Lexoni: 7 Zakonet e këqija që njerëzit e suksesshëm nuk i kanë

Kjo shkon përtej mbajtjes së një fletore si Richard Branson apo meditimit si Steve Jobs. Ne po flasim për zakonet e përqendruara në biznes, që ju detyrojnë të shikoni më nga afër nëse energjia juaj po nxit një përgjegjësi ose një pasuri për të ardhmen tuaj.

Për t’ju dhënë një pasqyrë më të qartë se çfarë përfshin kjo, më poshtë ju sjellim një listë me katër gjëra thelbësore për të cilat shumë njerëz të suksesshëm sigurohen që kurrë të mos e humbasin energjinë e tyre.

1. Mbajnë mëri

Elon Musk ka thënë, “Jeta është shumë e shkurtër për grindje afatgjata.” Ndonëse është e vështirë që të lini pas diçka që dikur ka ndikuar negativisht në jetën tuaj, sa më shumë e riktheni atë në mendjen tuaj, aq më shumë energji vjedh nga ajo që është me të vërtetë e rëndësishme.

Ju do të vini re që njerëzit e suksesshëm si Oprah dhe Bill Gates tentojnë të marrin më të mirën në shumicën e çështjeve në jetë. Në pothuajse çdo intervistë apo deklaratë, ata janë duke ofruar një fjalë të mirë ose një nxitje pozitive për motivim. Mëria nuk është gjë tjetër përveç energji negative, kështu që sa më shpejt të çlirohesh prej saj, aq më e mirë do të jetë perspektiva juaj për jetën.

“Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë.”- Albert Ajnshtajni.

2. Mendojnë brenda kornizave

Kur Richard Branson dhe gruaja e tij zbuluan se fluturimi i tyre në Puerto Rico ishte anuluar, ata me sa duket nuk kishin shumë opsione. Ndërsa pasagjerët e tjerë po ankoheshin, Branson rezervoi një avion të vogël dhe shiti çdo vend për 39 dollarë për pasagjerët e tjerë për të paguar qeranë.

Të menduarit përtej kornizave është thjesht ajo çfarë sipërmarrësit e suksesshëm bëjnë. Ndërsa të gjithë të tjerët përpiqen të ofrojnë një çmim më të ulët ose një shërbim pak më të mirë se të tjerët, mendimtarët e mëdhenj përqendrohen në krijimin e gjërave krejtësisht të reja që mund të ndryshojnë botën.

Lexoni: Njerëzit e suksesshëm e shmangin gjithmonë këtë lloj personi

Të menduarit si një sipërmarrës i suksesshëm nuk vjen natyrshëm tek shumica prej nesh, por ju mund të stërvitni trurin tuaj për të menduar jashtë kornizave. Steve Jobs nxiti mendimin e tij krijues vetëm për të dalë vite më vonë me një ide inovative. “Kreativiteti është thjesht lidhja e gjërave,” tha ai.

3. Ankohen dhe fajësojnë të tjerët

Njerëzit e suksesshëm kanë tendencë të besojnë se ata janë 100% në kontrollin e jetës së tyre dhe ankesat vetëm sa dobësojnë fuqinë dhe vetëvlerësimin e tyre. Ata nuk harxhojnë kohë për t’u ankuar për atë që shkoi keq apo për të fajësuar të tjerët.

Tony Robbins dikur ka thënë: “Udhëheqësit shpenzojnë 5% të kohës së tyre për problemin dhe 95% të kohës së tyre në zgjidhjen.”

Sipas Huffington Post, ankesat e shumta në të vërtetë shkaktojnë që truri juaj të shikojë çdo gjë negativisht dhe gjithashtu rrit hormonin e stresit, kortizolin. Siç e dini, stresi nuk është asgjë më shumë se një pengesë dhe mund të dëmtojë plotësisht shëndetin tuaj.

Pra, braktisni lojën e fajit dhe ankesat për të bërë rrugën me më pak stres dhe një qëndrim të përshtatshëm. Jeta nuk do të shkojë kurrë siç ju e prisni dhe më e mira që mund të bëni është të bëni më të mirën e asaj që dëshironi.

4. Qëndrojnë në zonën e tyre të rehatisë

Po ju sjellim një quote të përjetshëm nga Eleanor Roosevelt, “Merr po aq energji kur uroni që diçka të ndodhë sa edhe planifikimi.”

Me gjithë kohën dhe energjinë që keni shpenzuar duke ëndërruar për atë që mund të arrini, me siguri që mund ta kishit përdorur për ta përmbushur atë deri tani. Duke qëndruar brenda asaj që tashmë jeni të kënaqur është një mënyrë e mirë për të mbajtur gjithçka të njëjtë.

Njerëz të suksesshëm si Elon Musk janë gjithmonë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka për të arritur në nivelin e ardhshëm. Tesla apo SpaceX kurrë nuk do të ishin krijuar nëse Musk nuk do të ndalonte së menduari, “Unë nuk duhet ta bëj këtë, sepse nuk jam ekspert për makinat elektrike apo raketat e ripërdorshme.”

Lexoni: Librat për fëmijë që kanë ndikuar te njerëzit e suksesshëm

Pra, mësoni të lini zonën tuaj të rehatisë. Merrni sfida të reja, kërkoni përvoja të reja dhe angazhohuni aktivisht në skenarë të pakëndshëm që mund të rezultojnë në rezultate të mëdha.

Kurrë mos lejoni që vështirësitë t’ju ndalojnë të bëni atë që me zemër keni dashur të bëni.
-H. Jackson Brown, Jr.

burimi: goalcast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0