Një murale në Tiranë mund të ketë fytyrën tënde! Dy fjalë për projektin shumëvjeçar - Business Magazine Albania

Një murale në Tiranë mund të ketë fytyrën tënde! Dy fjalë për projektin shumëvjeçar

Po sikur fytyra jote të ishte mes dhjetëra, qindra të tjerave, në një murale në Tiranë? Kjo mund të bëhet realitet falë artistit JR që vjen nga Lojërat Olimpike në Rio e nga Luvri i Parisit.

Dy fjalë për projektin shumëvjeçar

Që prej 2011-ës, projekti i quajtur “Inside Out” ka për qëllim fotografimin e portreteve të ndryshme bardhezi dhe më pas krijimin e një kolazhi diversiteti. Përgjatë dekadës së fundit projekti ‘Inside Out’ ka tërhequr më shumë se 500,000 pjesëmarrës nga më shumë se 148 shtete.

Projekti inkurajon individët dhe komunitetet të shprehin bindjet e tyre dhe të hapin dialog për temat e rëndësishme globale, si: diversiteti, edukimi dhe të drejtat e njeriut.
Lexo: Vipat me IQ më të lartë

Vendi dhe ora?

Pranë Galerisë Fab, mbrapa Universitetit të Arteve. Në datat 28-29 prill. Nga ora 10:00-17:00. Në Rrugën Ibrahim Rugova, Tiranë.

Ç`do të ndodhë?

Pjesëmarrësit mund fotografohen në furgonin e INSIDE OUT.

Kush e organizon?

Projekti i Atélier JR do të mbahet në Tiranë, nga Harabel Contemporary në bashkëpunim me Creative Industries Tirana.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0