Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes

Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes


Shkrim nga Daniel Guçe.

Kur është fjala për fillimin e një biznesi të ri, ideja, studimi i tregut dhe financat janë kryesore për të marrë vendimin. Një ide e mirë biznesi do të thotë shumë për një sipërmarrje të qëndrueshme.

Daniel Guçe, tregon se shumë sipërmarrës ndjekin pasionet e tyre kur bie fjala për të nisur një biznes. Zhvillimi i tregut, rritja e konkurrencës, inovacioni dhe shumë faktorë të tjerë krijojnë mjedisin e duhur për zhvillimin e ideve të reja në sipërmarrje. “Shqipëria ka ende sektorë të pashfrytëzuar, por edhe mundësi financiare nga grante qeveritare apo donatorë ndërkombëtarë, për të mundësuar iniciativën e një ideje për sipërmarrje.”

Duke u bazuar në publikime të ndryshme mbi idetë e fillimit të një biznesi në vitin 2019 nga revista prestigjoze ndërkombëtare, si dhe në një studim mbi performancën e biznesit të vogël dhe të mesëm për periudhën Janar – Shtator 2018 në një anketë me 28 pyetje që i drejtohej bizneseve shqiptare, personalisht konkludoj në 6 ide biznesi, të cilat mund të konsiderohen të suksesshme për vitin që vjen.

Ne shkruajmë vazhdimisht për strategjitë më të mira në fushë e sipërmarjes, por më konkretisht Guçe jep ide për të gjithë ata që duan të investojnë në vitin 2019:

 

1. Menaxhimi i rrjeteve sociale

Rrjetet sociale përdoren gjerësisht nga kompanitë e mëdha dhe bizneset e reja. Shumë kompani po orientohen te aktiviteti i tyre kryesor. Shumë prej tyre kanë deleguar sektorin e rekrutimit (burimeve njerëzore), financën apo shërbime të tjera administrative, përfshirë dhe marketingun. Menaxhimi me cilësi i rrjeteve sociale si: Linkedin, Facebook, Instagram, etj,. si një nga aspektet më të rëndësishme të marketingut, është një kërkesë në rritje e kompanive shqiptare, të cilat nuk kanë kohë ose njohuri për t’i menaxhuar ato.

Lexoni: Gabimet e mëdha që bëjnë bizneset në Instagram

2. Sistemi i Qirave

Sektori “Guest House” i mikëpritjes apo ofrimit të strukturave akomoduese me qira po rritet vazhdimisht. Nëse jetoni në një destinacion turistik ju mund të menaxhoni me lehtësi shtëpitë e pronarëve, të cilët nuk jetojnë në to ose i japin me qira. Në Tiranë dhe Korçë ka rezultuar shumë e suksesshme dhënia me qira e dhomave të shtëpive për turistët. Përdorimi i Airbnb, gjithashtu e ka ndihmuar shumë këtë kategori, duke gjeneruar shumë të ardhura për përdoruesit. Sigurisht që sot ka dhe shumë platforma të tjera për të reklamuar shtëpitë me qira. Me pak financa mund të jetë një ide e mirë për fillimin e biznesit në 2019.

3. Udhërrëfyesi turistik (Guidat)

Turizmi sportiv sot është një nga trendet e rinisë shqiptare, por jo vetëm. Profesioni i udhërrëfyesit turistik apo fillimi i një biznesi të tillë është një ide e mirë “Start Up” për ata që jetojnë në një zonë turistike. Ju mund të mbështeteni në një sërë vendesh për të reklamuar shërbimet tuaja me kosto minimale në faqet si TripAdvisor ose Viator.

4. Ambalazhimi

Një nga problemet e produkteve shqiptare sot, që i përket standardit dhe cilësisë, është ambalazhimi i dobët. Kjo, sipas shumë ekspertëve vendas dhe të huaj, të cilët vlerësojnë apo ofrojnë konsulencën për certifikim. Prodhimi në sektorin e agropërpunimit apo bujqësisë po vjen çdo vit në rritje (ref. INSTAT) prandaj investimi në këtë sipërmarrje, të cilat kanë për natyrë ambalazhimin, mund të ishte një investim i mençur për vitin 2019.

5. Kurset online

Për shkak të pamundësisë për të ndjekur kurse profesionale apo kurse të gjuhëve të huaja gjatë apo pas orarit zyrtar të punës, shumë individë do të preferonin t’i ndiqnin online. Njerëzit gjithmonë përpiqen të mësojnë dhe zgjerojnë aftësitë e tyre duke përdorur internetin. Pra, nëse jeni një ekspert në ndonjë fushë, ju mund ti ofroni shërbimet tuaja online pavarësisht se ku jetoni. Në këtë mënyrë, kjo mund të jetë një nga idetë më të mira për fillimin e biznesit.

Lexoni: SmartED, qendra e edukimit dhe trajnimit hap regjistrimet për grupin më të ri të SAT

6. Web Development & SEO

Zhvillimi i web-it dhe bota e SEO-it është aq specifike sa individë të zakonshëm apo kompani nuk do ta realizonin dot vetëm me burimet njerëzore që kane në dispozicion, prandaj ju mund t’i shisni shërbimet tuaja si një zhvillues SEO ose web.

Për sa më sipër, si përfundim do shtoja që: Përqëndrimi i energjive të duhura me mençuri dhe strategjinë e duhur, është formulë e sigurtë suksesi. Ngritja e një biznesi në kohët e sotme, në terrene ndoshta të paeksploruara, është një garanci për të ardhura dhe punësim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0