Nicholas Gjokaj, shqiptaro-amerikani që zgjedh tokën e prindërve  - Business Magazine Albania

Nicholas Gjokaj, shqiptaro-amerikani që zgjedh tokën e prindërve 

Nicholas Gjoka

Ndërsa mijëra shqiptarë po ikin, ka nga ata që kanë lindur jashtë dhe vendi i prindërve të tyre i tërheq.  Nicholas Gjoka Nicholas është ndër ata djem që ka bërë karrierë në SHBA, duke punuar për kompani të mëdha të konsulencës dhe në mjedisin më të mirë për startup-e, “Silicon Valley”. Sot ai po punon për të tërhequr investime të huaja në Shqipëri.

Nicholas Gjoka ka lindur në SHBA, në një familje që emigroi 50 vite më parë, e nisur nga Malësia e Malit të Zi. Nicholas ishte ambicioz dhe u shkëput shpejt nga shtëpia për t’u shkolluar në një shtet tjetër. “U largova nga Michigan për të studiuar fillimisht. Kisha shumë dëshirë të studioja larg shtëpisë për të kuptuar botën më mirë. Shkova në Arizona, ku studiova dhe punova në një hotel”, – thotë ai. 

Prej një viti Nicholas ndodhet në Shqipëri. Ai po synon që përvojën e tij me kompanitë dhe startup-et të mund ta sjellë në vendin që e ka tërhequr kaq shumë. 

Pasi studimeve shkoi dy vjet në Ekuador, ku punoi për Korpusin e Paqes. Punoi në një fshat më rreth 2000 njerëz, duke mbështetur të rinjtë që të hapnin biznese të vogla. Pas dy vitesh kthehet në Amerikë dhe pas masterit në biznes, punon si konsulent biznesi për McKinsey&Company. 

“Kjo punë hapi shumë dyer për mua, por nuk ndihesha i plotësuar. Pas kësaj eksperience doja vërtet të mësoja sesi të ndërtoja një biznes. Fillova të kuptoj se si funksiononte një biznes i madh kur ka të punësuar 50’000 persona dhe se si ishte të filloje një biznes nga fillimi, ‘from scratch’, ndaj iu bashkova një startup-i, duke u zhvendosur në Silicon Valley. Punova me 2 themelues që po zhvillonin një startup për inteligjencën artificiale, për të bashkuar njerëzit me punët më të mira për ta”. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 60 të numrit 28 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

Ekziston një problem i madh në botë, ku shumë njerëz kanë aftësi që ata nuk i dinë që i kanë dhe ka shumë kompani që duan njerëz me këto aftësi, por që jo domosdoshmërisht gjejnë njëri-tjetrin. Këto kompani përfundojnë duke punësuar persona që nuk përshtaten, që marrin punë që urrejnë dhe në fund nuk e bëjnë punën siç duhet. 

Pikërsht këtë realizonte startup-i i bazuar në IA – Inteligjencën Artificiale. Ata bënë një lidhje me profilet e njerëzve online, në LinkedIn, duke u munduar të nxjerrin në pah se çfarë aftësish kanë këta njerëz, çfarë interesash kanë, ku duan të rriten në karrierat e tyre, dhe duke ndihmuar kompanitë të gjejnë personat e duhur për bizneset e tyre. Bashkëpunimi shkoi shumë mirë. 3 muaj më pas ata u bënë pjesë e Y Combinator, një inkubator për startup-et në Silicon Valley, nga ku kanë dalë kompani të njohura si Airbnb, DoorDash etj. 

Lexo:  Filozofia që e bëri Bruce Lee të arrinte të gjitha sukseset e tij

Pas këtij program të ardhurat e startup-it u rritën me 10 herë, nga 100 mijë në mbi një milion dollarë në vit. Më tej, u mblodhën 3.5 milionë dollarë nga disa firma kapitaliste sipërmarrëse në SHBA”, thotë ai. 

Nicholas ishte në krye të ekipit të biznesit, ku përgjegjësia e tij ishte rritja e kompanisë. Një prej themeluesve u fokusua në shitje dhe tjetri në ekipin inxhinierik.

Rreth një vit më vonë, të ardhurat u trefishuan, duke mbledhur rreth 10 milionë dollarë të tjera. Më pas ai bëri një bisedë me themeluesit, ku shprehu dëshirën për t’u larguar. Themeluesit e këtij startup-i vendosin një qëllim dhe luftojnë fort që ta arrijnë atë me çdo kusht. 

Ky fakt e ndihmoi Nicholasin të largohej me lehtësi kur vendosi të përjetojë një përvojë tjetër. 

Ai tregon se, “Që në moshë të re kam qenë shumë krenar që jam shqiptar. Lufta në Kosovë pati një ndikim të madh tek unë, pasi situata në atdhe nuk ishte e njëjtë me kushtet e mia. Unë linda në Amerikë dhe m’u dhanë shumë mundësi. Jeta ime ishte shumë mirë dhe zhvillova shumë aftësi, duke qenë në gjendje të punoj në nivelet më të larta të biznesit. Isha vërtet me fat që punova me njerëz që investuan tek unë, të cilët më ndihmuan të ndërtoj aftësitë e mia”.

Ai ka zgjedhur të jetojë e punojë në Shqipëri, ndërsa ndien keqardhje për largimet. Nicholas na kujton se ne si shqiptarë kemi vlera të rëndësishme kulturore: ne kujdesemi për familjen, kuptojmë se çfarë do të thotë të mbash fjalën, jemi dashamirës me të huajt dhe të ftuarit tanë, por edhe gjëra të vogla si sensi ynë i humorit dhe si jemi përballur me vështirësi.

Mentorimi në San Francisko i ndryshoi qasjen ndaj jetës: fokusi im nuk do të ishin paratë, por të kuptoja dhe njihesha me thelbin e problemeve që ka Shqipëria. Paraja është thjesht një instrument që nëse nuk e përdor siç duhet përsëri nuk zgjidh asgjë me të. Duhej të gjeja problemin dhe të fokusohesha në zgjidhje afatgjata dhe do të ndikonin tek shqiptarët. 

Përmes një organizatë që po punoj të hap këtu, synoj të sjell aftësi të reja, në mënyrë që njerëzit të kenë akses në mundësi që nuk i kanë aktualisht. Objektivi është, të mund të zhvillohen shërbime komplekse, që mundësojnë të ardhura më të larta.

Nëse shikojmë vende si Gjermania, që kanë paga shumë të larta, kompleksiteti i produkteve që prodhojnë, i shërbimeve që ofrojnë, është shumë i lartë.

Ky zhvillim aftësish nuk bëhet në shkolla, por përmes vendeve të punës. Pra, duhet të krijojmë mundësi pune që i lejojnë njerëzit të fitojnë ato aftësi dhe të mësojnë e zhvillojnë aftësitë e tyre më tej, në mënyrë që të mund të jenë në gjendje të prodhojnë gjëra ose të ofrojnë shërbime në një nivel ku mund të kërkojmë paga më të larta. 

Për të filluar me këtë, fokusi është tek prodhimi, si pjesa më kritike në zhvillimin ekonomik. Nëse shikoni vendet e zhvilluara, mënyra si siguruan rritjen e qëndrueshme ishin aftësitë e prodhimit. Nëse shohim vende si Republika Çeke, Sllovakia, Polonia, e kanë zhvilluar shumë mirë prodhimin pas komunizmit. Në Republikën Çeke, rreth 20% e PBB-së vjen nga prodhimi. Serbia, Maqedonia e Veriut, po ashtu po e bëjnë këtë mirë, duke arritur në 13-14% të PBB-së. Në Shqipëri aktualisht, vetëm 6% e PBB-së sonë vjen nga prodhimi. “Pra, jemi shumë prapa. Kam kontaktuar kompani të huaja, u flas për përfitimet nga investimet në Shqipëri dhe po përpiqem t’a marrin në konsideratë Shqipërinë si vend për investime.

Lexo: “Tradita që nuk vdes kurrë”/ Kjo sipërmarrëse qendistarinë e ktheu në biznes: “Zanatin ma mësoi komshija ”

Ju mund të thoni se korrupsioni është një pengesë, por nëse shikon Shqipërinë përballë një vendi si Meksika (ku gjithësesi shkojnë sipërmarrje) nuk jemi më të korruptuarit. Në Meksikë janë kompanitë amerikane të automobilave. Por, edhe nëse shikoni një vend si Serbia, Maqedonia e Veriut, ato nuk janë aq larg nesh për sa i përket korrupsionit. Sigurisht, korrupsioni është një shqetësim. Por kompanitë kanë shqetësime me burime të tjera. 

Nicholas mendon se Shqipëria ka shumë gjëra për të ofruar: si popullsia e re dhe vendndoshja strategjike. Në industrinë e automobilave, ne mund t’u shërbejmë kompanive që bëjnë pjesët për makinat, çka na favorizon afërsia gjeografike me prodhuesit e automobilave në Europë.

10% e PBB-së europiane vjen vetëm nga industria e automobilave. Ky është momenti nëse mund të themi, kur po ndryshojnë kontratat midis prodhuesit dhe ofruesit. Shumë prej tyre që kanë qenë në Kinë përpiqen të gjejnë ofrues pranë tyre, afër Europës. Dhe ne jemi në një pozicion të mirë për këtë. Dhe e njëjta gjë mendoj se do të ndodhë gjatë kësaj periudhe, sepse presioni është rritur pas situatës me pandeminë. Ne po përpiqemi të gjejmë ofrues të tjerë. Ndoshta jemi afër tyre. Kështu që unë mendoj se po, tani mund të bëjmë diçka.

Është koha. Dhe ka gjithashtu një lloj afati, nëse presim shumë gjatë, 15, 20 vjet nga tani, të gjitha kompanitë do të jenë automatizuar. Pra, robotët do të bëjnë shumë punë dhe do të jetë shumë më e vështirë për ne sepse nuk kemi shumë inxhinierë këtu që kanë përvojë të punojnë me makineritë e tyre. Kështu që do të jetë më e vështirë të thuash, eja në Shqipëri. Ne nuk kemi aftësitë që ju nevojiten, por ejani këtu. Tani është koha dhe ne me të vërtetë duhet të ecim.

Ai shpreson që të mbështetet dhe të jetë në të njëjtën linjë me qeverinë në këtë projekt.

“Shumë kompani druhen të vijnë këtu. Ata pyesin nëse qeveria do t’i ndihmojë apo do t’i luftojë. Pra, është me të vërtetë e rëndësishme nëse qeveria thotë se na intereson apo jo një investim”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 60 të numrit 28 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0