“Tradita që nuk vdes kurrë”/ Kjo sipërmarrëse qendistarinë e ktheu në biznes: “Zanatin ma mësoi komshija ” - Business Magazine Albania

“Tradita që nuk vdes kurrë”/ Kjo sipërmarrëse qendistarinë e ktheu në biznes: “Zanatin ma mësoi komshija ”

Albana Balla është një nga finalistet e konkursit IDEA. Ajo është 43 vjeçe dhe ka një eksperiencë mbi 15 vjeçare në qendistari, kryesisht punime popullore të zonës së Beratit. Këtë zanat Albana ka arritur ta kthejë në një biznes. Ajo prodhon kostume të ndryshme popullore, punime bize, prodeni, tezgjahu. Prej disa vitesh ka hapur një dyqan për shitjen e këtyre produkteve në zonën historike të qytetit të Beratit, duke synuar vizitorët dhe turistët e shumtë në këtë qytet, vendas dhe të huaj.

Ajo çfarë e dallon Albanën është përkushtimi i saj ndaj klientit dhe realizimi i punës tërësisht në mënyrë artizanale e tradicionale. Së fundi, në bashkëpunim me kishën Katolike në Berat, ajo ka nisur të trajnojë dhe shumë gra të zonës në qendistari si dhe t’u ofroj atyre një mundësi punësimi.

Sa i takon motos së saj, Albana shprehet se në filozofinë e saj gjithnjë ka qenë korrektësia dhe cilësia ndaj klientit.

Për personin që i mësoi zanatin e qendistarisë Albana për Business Magazine shprehet se ka qenë një vajzë, e cila ishte komshie me të:

“Duke shikuar atë që punonte më lindi dëshira për qëndisje. Brenda meje ishte dëshira për qendisje se që fëmije shikoja nënën time të qendiste pajat e vajzave që martoheshin dhe për mua ishte diçka shumë e bukur, që më emociononte.”

Lexo edhe: “Green Posta” biznesi që kërkon të digjitalizohet më shumë: “Marketingu ynë bazohet te fjalët e gojës, flota është arma jonë e fortë”

Albana ka në plan ta zgjerojë biznesin e saj edhe tek diaspora shqiptare:

“Mendoj ta zgjeroj biznesin tim, duke e mbështetur në traditën popullore, veçanërisht në atë të qendisjes së kostumeve popullore. Kjo ide me lindi si rrjedhojë e kërkesës së tregut të huaj dhe vendas, në veçanti të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0