"Green Posta" biznesi që kërkon të digjitalizohet më shumë: "Marketingu ynë bazohet te fjalët e gojës, flota është arma jonë e fortë” - Business Magazine Albania

“Green Posta” biznesi që kërkon të digjitalizohet më shumë: “Marketingu ynë bazohet te fjalët e gojës, flota është arma jonë e fortë”

Alban Feti ishte një nga finalistët e IDEA për këtë vit. Prej vitesh Albani ushtron veprimtarinë e tij kryesisht në qytetin e Tiranës, në biznesin, të cilin ka ndihmuar të bashkëthemelojë “Green Posta” posta e parë ekologjike në Shqipëri. Me anë të saj realizohet shpërndarja e pakove në qytetin e Tiranës, duke përdorur biçikletat elektrike.

Ai ka edhe ndihmën e partnerit të tij në këtë biznes, Sadi Lika, me biçikletat elektrike të shpërndara tanimë në disa qytete të Shqipërisë. “Green posta” është risi për tregun shqiptar, pasi ofron shërbimin e parë postar ekologjik, me zero impakt në ndotjen e mjedisit dhe si rrjedhojë, shërbim më të shpejt falë transportit me biçikletë elektrike. Nga ana tjetër, risi mbetet edhe ofrimi i shërbimeve postare i shumave të ndryshme monetare për klientët dhe çmimi konkurrues në treg.

Business Magazine e pyeti Albanin në lidhje me planet që ai ka për të zgjeruar biznesin dhe ato përfshijnë digjitalizimin:

Ne shikojmë të mundshëm një zgjerim teknologjik. Tek “Green Posta” teknologjia është pika jonë e fortë tek e cila mbështetet modeli ynë i biznesit dhe jemi te fokusuar te zhvillojmë akoma më shumë sistemin e menaxhimit të dërgesave. Synimi ynë është që proceset të kryhen nga sistemi dhe gabimet njerëzore të minimizohen gjatë futjes së të dhënave. Përveç kesaj ne shikojmë përtej të ardhmes në zgjerimin e flotës në makina elektrike.

Për Albanin në tregun ku operon sfida kryesore mbeten konkurrenca e pandershme që bëhen nga bizneset informale apo që favorizohen nga struktura e tregut. Ndërsa një tjetër problem që haset shpesh sipas tij është edhe përshtatja e teknologjisë me klientin:

“Për të marrë një shembull, ndodh shpesh që pakon mund ta gjurmosh shume thjeshtë nga sistemi, ndërsa dërguesi të telefonon dhe pyet: “Ku është pakoja ime?”.

Lexo edhe: Biznesi me mjedra. Sipërmarrësja që u sfidua edhe nga punëtorët, sot kërkon ta eksportojë produktin

Si një biznes, i cili ofron një shërbim edhe “Green Posta” ka një foksus të vecantë tek pjesa e marketingut dhe për të lënë gjurmën e saj në treg, jo vetëm si sipërmarrje, por si një brand i fortë. Sipas Albanit, fakti që ata përdorin vetëm mjete të padëmshme për mjedisin është një ndihmë e madhe në këtë drejtim:

Ne e shikojmë flotën tonë elektrike si mjet marketingu, për të cilën marrim shumë përgëzime. Gjithashtu, rrjetet tona sociale përditësohen vazhdimisht duke ndarë me audiencën e interesuar problemet që zgjidhin shërbimet tona dhe mënyrën sesi ne e bëjmë atë. Objektivi ynë për 2022 është të rrisim cilësinë e shërbimit tek klientët aktual dhe të kemi më shumë rezultat nga word of mouth. Padyshim që sjellja e klientëve të rinj nga klientët aktualë është metoda më e mirë e marketingut, ndaj ky është edhe fokusi ynë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0