Ngatërrim i bujshëm. Çfarë ndodhi me ministrinë e turizmit në Itali? - Business Magazine Albania

Ngatërrim i bujshëm. Çfarë ndodhi me ministrinë e turizmit në Itali?

Kjo është videoja promovuese e Ministrisë Italiane të Turizmit pak para nisjes së sezonit turistik. Videoja, e cila sjell një panoramë të mrekullueshme të shtetit fqinj është vënë në shënjestër të kritikave e kjo për shkak edhe të një gafe.

I titulluar “Open to Meraviglia”, videoja pjesë e një fushate 9 milionë Euro promovon bukuritë e vendit me pamje të një shtetit tjetër. Janë pikërisht këto pamje të një grup të rinjsh, të cilët pinë verë në një oborr të ndriçuar nga rrezet e diellit.

Megjithatë, shikuesit vunë re se oborri në fjalë është në të vërtetë në rajonin Cotar të Sllovenisë, afër kufirit italian, dhe shishja në tavolinë është verë sllovene dhe jo italiane.

Perendësha Venera shfaqet mjaft moderne dhe duke ngrënë pica. Ajo i prezanton shikuesit me disa nga atraksionet kryesore turistike të Italisë si Koloseumi i Romës apo Katedralja e Firences.

Por për historianin Tomaso Montanari kjo fushatë reklamuese është “groteske”.

Megjithatë, ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanche mbrojti punën e bërë, duke u shprehur se paraqitja e perëndeshës romake si një blogere kishte për qëllim tërheqjen e të rinjve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0