Nga kamerier në Mykonos në pronar bujtine në Shqipëri: si një ëndërr u bë realitet për Gëzim Prengën - Business Magazine Albania

Nga kamerier në Mykonos në pronar bujtine në Shqipëri: si një ëndërr u bë realitet për Gëzim Prengën

Në fillim të të 20-tave, Gëzim Prenga punonte si kamerier në ishullin e njohur grek, Mykonos. Atëherë filloi të pyeste veten pse fshati i tij në veri të Shqipërisë nuk mund të tërhiqte turistë nga e gjithë bota. Pas mbi 13 vjetësh, ai realizoi ëndrrën e tij në Fishtë të Lezhës.

Çdo natë, pas një dite të lodhshme pune në emigracion, Gëzimi ëndërronte për kthimin në vendlindje. “Mykonos kishte qenë një tokë e thatë me shtëpi të vjetra, por duke i restauruar dhe ruajtur origjinalitetin, ishte shndërruar në një ishull të famshëm. Mendova, pse jo edhe Fishta?”, kujton ai.

Pas katër vjetësh në Greqi, Gëzimi vendosi të kthehej në Fishtë dhe të punësohej në kantinën e verës së një biznesi lokal. Me kohë, mendoi të krijonte agroturizmin e tij, por shpesh e pengonte frika e dështimit. Para pesë muajsh, ai bëri realitet ëndrrën e tij, duke rikonstruktuar shtëpinë e gjyshit në një bujtinë.

Shtëpia e gjyshit ishte thuajse e degraduar, por Gëzimi dhe familja e tij e rikonstrukuan duke ruajtur origjinalitetin. “Dritaret e vogla, dyert e ulëta, oxhaku me dru, mulliri ku bluhej kafeja, dhe ora e vjetër – të gjitha janë ruajtur ashtu siç kanë qenë”, thotë ai.

Bujtina “Vitoria”, që mban emrin e motrës së ndjerë të Gëzimit, tani mirëpret turistë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Gjermaninë, Suedinë, Norvegjinë, Ukrainën, Italinë, Greqinë, SHBA-në dhe madje edhe Irakun. Në vetëm pesë muaj, të gjitha datat deri në fund të tetorit janë të rezervuara.

“Të ardhurat që përfitoj dhe kënaqësia e turistëve na bëjnë të ndihemi shumë mirë”, thotë Gëzimi. Bujtina gjithashtu ofron ushqime bio nga ferma e familjes së tij dhe mundësi për të vizituar shtëpinë-muze të At Gjergj Fishtës dhe qendra të vogla artizanati në Fishtë. Strategjia e re për agroturizmin e qeverisë shqiptare synon të rrisë ndikimin e këtij sektori në ekonominë e vendit deri në vitin 2027.evropaelire

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0