Sipërmarrësit e Silicon Valley, duke përfshirë Elon Musk dhe bashkëthemeluesin e Google Sergey Brin, janë pjesë e një lëvizjeje për përdorimin e drogës gjatë punës, që ata shpresojnë se do të rrisë fokusin, do të përmirësojë jetën dhe do të prodhojë përparime në biznes.
Përdorimi rutinë i drogës në botën e korporatave ka lënë bordet dhe liderët e biznesit të luftojnë me përgjegjësitë për një fuqi punëtore që përdor shpesh drogë. Në pararojë janë drejtuesit e teknologjisë dhe punonjësit që shohin psikedelikët dhe substancat e ngjashme, mes tyre psilocybin, ketaminë dhe LSD, si porta drejt përparimeve të biznesit.
Musk merr ketaminë, ndërsa Brin ndonjëherë shijon kërpudhat magjike. Drejtuesit e firmës Founders Fund, e njohur për investimet e saj në SpaceX dhe Facebook, kanë organizuar festa që përfshijnë psikedelikët.
Detajet e përdorimit të drogës nga Musk, vijnë nga njerëz që e panë atë duke përdorur ketaminë dhe të tjerë me njohuri të drejtpërdrejta për përdorimin e saj.
Në një postim në Twitter, pas publikimit të lajmit, Musk tha se besonte se ketamina është një mënyrë më e mirë për të luftuar me depresionin, në krahasim me antidepresantët të përshkruar më gjerësisht si “zombifikimi” i njerëzve.
Lëvizja nuk është një eksperiment mjekësor, por një praktikë që është bërë për shumë një pjesë rutinë e të bërit biznes. Ajo vjen me rreziqe të varësisë dhe abuzimit. Shumica e drogërave janë të paligjshme.
Silicon Valley ka pasur prej kohësh një tolerancë ndaj përdorimit të drogës, por fenomeni po shqetëson disa kompani dhe bordet e tyre, të cilët kanë frikë se mund të bëhen përgjegjës për aktivitetet e paligjshme, sipas konsulentëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.