- Zbuloni atë që iu pëlqen
Kur isha fëmijë, duke hyrë në një dyqan hodha treçerekun e parave që ishin në dorën time. Ato ranë në një pusetë dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta tërhequr atë. E kisha punën pisk. Babai më tha që duhet të isha i kujdesshëm me paratë, por gjyshi im u përgjigj: “Nuk është problem që iu ka humbur një e katërta. Problemi është se ishte një e katërta juaj e vetme.”
I njëjti parim vlen edhe për shumë njerëz sot. Gjëja më qesharake për mua është se kisha më shumë para, kur isha 12 se sa kur isha 25. Isha plotësisht trokë- i droguar dhe u shtrova në një klinikë rehabilitimi. Sot jam një milioner dhe fitoj më shumë në një ditë sesa fitoja në një vit. Kjo për arsye, sepse i dhashë vetes leje për t’u bërë i fiksuar me suksesin.
Kur fillova të kuptoja se isha i fiksuar me fantazitë personale të pasurisë dhe famës dhe dëshirës për të krijuar një trashëgimi që do t’i mbijetonte kohës në këtë planet, bota do të dukej ndryshe dhe unë veprova ndryshe. Mania juaj është mjeti më i vlefshëm që ju të ndërtoni jetën që ëndërroni. Për fat të keq, shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se për çfarë janë të obsesionuar në të vërtetë, sepse ata janë mësuar që të mohojnë fiksimet e tyre.
Mos lejoni që ky të jeni ju. Gjeni diçka, ku jeni të fiksuar dhe përqafojeni këtë mani. – Grante Cardone, eksperti më i mirë i shitjeve, i cili ka ndërtuar një perandori prej 500 milionë $ të pasurive të patundshme dhe autori i NYT-bestselling i “Be Obsessed or Be Average”.
- Përshtatjuni realitetit
Kur tregu u rrëzua nga viti 2007 deri në vitin 2009, unë u përqëndrova në mënyrën sesi t’iu shërbeja klientëve në këtë realitet të ri. U përshtata me kushtet e tregut. E dyfishova biznesin për të ndihmuar klientët që të menaxhonin në këtë tranzicion biznesin e tyre. I ndihmova ata që të shkonin nga biznesi tradicional i shitjes me pakicë në një qasje të larmishme, ku ata punonin me bankat për të shitur shtëpitë në pronësi të bankave, aseteve problematike dhe shitjeve të vogla. Për shkak se kjo përfshiu një numër të konsiderueshëm të shtëpive të shitura gjatë krizës, biznesi mbijetoi. Ne ishim në gjendje të mbështetnim klientët tanë duke i lidhur ata me njerëz që ne i njihnim, të cilëve mund t’iu lehtësonim punën e tyre me bankat. Ne gjithashtu i drejtonin ata në konventat e duhura dhe në certifikimet e nevojshme në mënyrë që të kishin sukses në këtë fushë të re.
Punësova një nga shkrimtarët më të mirë dhe më të shtrenjtë në dispozicion, Laura Morton, për të shkruar një libër me mua dhe për të vendosur një vizion që do të ndihmonte njerëzit në këtë periudhë, për të ofruar vlera dhe për të krijuar ndërgjegjësim. Organizova konferencën premierë “Success Summit” dhe ula çmimin për të mbështetur më shumë njerëzit.
I hyra gjithë kësaj për t’iu përshtatur kohëve të vështira, për të krijuar më shumë lidhje, për të sjellë më shumë vlera dhe për t’u kthyen në një nga adaptuesit e hershëm të kanaleve të mediave sociale. Kjo bëri të gjithë ndryshimin në biznesin tim. –Tom Ferry, themelues dhe CEO i “Tom Ferry International”, renditet trajneri numër 1 i pasurive të patundshme nga “Swanepoel Power 200” dhe autori NYT-bestselling i “Life! By Design”
- Ngutja nuk është përgjigjia
Dikur, kam pasur 47 $ në llogarinë time bankare, asnjë diplomë kolegji, asnjë makinë, asnjë punë dhe pa perspektivë reale. Librat dhe mentorët më larguan nga kjo, përfshirë edhe mentorin tim të parë, Mike Stainback, i cili më dha një punë dhe më mësoi në lidhje me financat.
Madje edhe atëherë, unë ende ndihesha i mbërthyer. Punoja çdo ditë e më shumë, por nuk shihja rritje suksesi përtej të paturit një pagesë të rregullt. Kjo për shkak se duhej të punosh në mënyrë të zgjuar dhe jo të punosh shumë, gjë e cila përshin vënien në sasinë e duhur të punës në kohën e duhur. Qëllimi kurrë nuk është që të punosh shumë.
Një nga arsyet pse njerëzit ndihen të mbërthyer për shumë kohë është se ju e gënjeni veten që duhet të nguteni në rrugën tuaj. Në asnjë mënyrë. 10 njerëzit më të pasur në planet nuk janë persona që punojnë shumë. Ata 1 orë punë e kanë në ekuivalencë me 100 orë punë.
Në këto histori suksesi njerëz si Bill Gates dhe Warren Buffett, kishin mentor, të cilët u kursenin atyre sasi të mëdha pune duke u treguar mënyrën e duhur. Qëllimi i vërtetë është që të punosh sa gjysma dhe të marrësh dyfishin e punës. –Tai Lopez, investitor dhe këshilltar për shumë biznese multimillionë-dollarëshe, i cili ka ndërtuar një perandori online.
- Rrituni nga hiri
Në vitin 2007, humba prindërit e mi tragjikisht. Nuk kisha asnjë ide se si ta përballoja atë, kështu që u përqëndrova në themelimin e kompanisë MavenWire. Vendosëm një bast të madh financiar në infrastrukturën tonë bazuar në angazhimet e një kompanie. Në vitin 2008, kjo kompani shpalli falimentimin dhe unë u përballa me qindra mijëra borxhe, të cilat nuk mund t’i shlyeja.
Punoja 100 orë më shumë në javë, shikoja që marrëdhëniet e mia po shuheshin dhe kolapsi financiar filloi të ndikonte: klientët nuk më besonin më, pasi identiteti im ishte i lidhur me kompaninë e falimentuar. E shihja veten si një dështim. Nuk mund të shihja një mënyrë për të dalë nga ky izolim. Fillova të isha i pakujdesshëm me veten, me pak fjalë po rrezikoja jetën time. Ndihesha bosh dhe i paplotësuar.
Duke parë këtë sjellje, një mik më tha që të bashkohesha me një grup të quajtur “The adventurists”, të cilët ngisnin automjete në Mongoli. Kështu disa muaj më vonë, e gjeta veten me dy miq të mi duke ngarë një ambulancë 10,000 milje nga Mbretëria e Bashkuar në Mongoli. Udhëtimi zgjati gati dy muaj. Gjatë rrugës gjeta veten time. Fillova të mësoja kush isha, çfarë kërkoja, kush ishin miqtë e mi dhe se si mund të bëja një ndryshim.
Duke fuqizuar kompaninë time për të mbijetuar pa mua, ajo filloi të rritej përtej pritshmërive të mia. Kjo çoi në periudhën më të madhe të suksesit dhe përmbushjes në atë pikë të jetës time, të cilën e kam kaluar tashmë. E ndava me ju këtë, sepse pa marrë parasysh gjendjen tuaj të tanishme, ju nuk jeni vetëm. Një e ardhme e përmbushur është e mundur. –Chris Arusha, autor, folës, këshilltar dhe partner themelues i ExponentialU; ai i përgatit sipërmarrësit epikë për botën që po vjen.
- Gjithmonë rezistoni
Të jesh trokë është relative. Babai im ka punuar në ndërtim dhe është gjithmonë i përgatitur për mungesë të punës. Kishte kohë të vështira, por ne kurrë nuk ishim të uritur. Mund të kishte shkuar shumë më keq.
Kur kriza e 2008 goditi, unë nuk mund të shisja as edhe një qese material për bimët. Njerëzit nuk po paguanin më për dekorimin e ambjentit. Shtëpia ime ishte në krizë dhe më vodhën makinën time në mes të natës. I kisha borxh bankës rreth 80.000 $ dhe shumë të tjerëve. Telefoni dhe energjia elektrike m’u prenë në disa raste. Por u mundova të mbijetoja dhe të ecja përpara. Pa marrë parasysh se çfarë, nuk doja të humbisja shtëpinë time, aty ku familja ime jetonte. Kurrë nuk hoqa dorë dhe punoja ku të mundja.
Fillova të mbaja çantat në dyqane ushqimore në mënyrë që të blija ushqime.
Duhet të punoja për dikë tjetër që të mbijetoja. Jetesa e ëndrrës së dikujt tjetër ishte diçka shumë e keqe. Ende isha duke punuar për veten time ndërkohë që punoja për kompaninë e tij, pasi duke bërë çdo gjë, mësova shumë gjëra. U deshën gati shtatë vjet për të rimarrë veten, por tani çdo gjë është më mirë se kurrë. Gjithmonë rezistoni dhe kurrë, kurrë, kurrë mos u dorëzoni. – Steve Griggs, themelues dhe CEO i “Steve Griggs Design”, dizenjon dhe ndërton kopshte rezidenciale për klientë të pasur, të cilët duan rezultate të shpejta.
- Mos shkoni vetëm
Në vitin 2014, bëra gabim që u zgjerova në ritme shumë të shpejta. Nuk i kisha vendosur si duhet sistemet dhe proceset e nevojshme për të drejtuar dhe rritur një biznes të suksesshëm. Po tërhiqja mijëra dollarë nga kursimet e mia personale për të mbuluar kostot për disa javë. Unë nuk mund t’i blija të fejuarës sime një dhuratë për Krishtlindje, nuk mund t’i jepja bonuse stafit madje as nuk mund të paguaja veten time. I thashë ekipin tim që kishim nevojë për të mbyllur disa biznese dhe t’i pushonim disa ose për të gjetur një plan të ri për të dalë nga kjo rrëmujë.
Kjo ishte gjëja më e frikshme dhe më poshtëruese që kam bërë në jetën time. Kuptova që duhet t’iu besoja të tjerëve dhe të mbështetesha tek ata, nëse doja të arrija diçka me rëndësi.
Shkova nga një llogari bankare me bilanc negativ në një rritje me rreth 500.000 $ në vitin 2015. Në vitin 2016, nisa një kompani konsulence për të ndihmuar të tjerët të dilnin nga kriza dhe të rrisnin biznesin e tyre. Ne e rritëm atë në më shumë se 1,6 milionë $ në 12 muajt e parë dhe kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ekipin tim. Askush nuk arrin gjëra me rëndësi vetëm. –AJ Rivera, sipërmarrës, konsulent biznesi dhe folës motivues.
burimi: Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.