Në shitje buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, kap vlerën 30,000 euro - Business Magazine Albania

Në shitje buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, kap vlerën 30,000 euro

Një buzëkuq i veshur me ar i cili kushton rreth 30,000 euro është nxjerrë në shitje në një dyqan në Hangzhou, provincën Zhejiang, Kinë. Buzëkuqi është bërë me një teknikë të veçantë duke përdorur mëndafshin dhe arin si materiale. Teknika e përdorur për prodhimin e tij ka një histori shumë të lashtë në Kinë dhe përdoret vetëm për produkte luksoze.

Në të vërtetë, ari dhe mëndafshi kanë qenë mallra të çmuara që nga kohërat e lashta dhe janë përdorur gjithmonë për të bërë rroba dhe sende me vlerë të madhe. Teknika të ndryshme mund të përdoren për të dekoruar produktet duke përdorur fletë ari, pluhur ari ose fije ari.

Për të përfunduar këtë buzëkuq u deshën 142 gramë ar i cili në njërin skaj është një bravë që “siguron” dhe zbukuron buzëkuqin me vlerën marramendëse. sky

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0