Ndërtimi nuk preket nga pandemia Covid - Business Magazine Albania

Ndërtimi nuk preket nga pandemia Covid

Ndërtimi

Prej muajsh kemi parë që pandemia rriti çmimet e qirasë së pasurive të paluajtshme, ndryshe nga ç’pritej.  Por shifrat zyrtare të INSTAT tregojnë se sektori I ndërtimit ka ecur mirë pa u prekur nga efektet e COVID.  INSTAT vëren në raportin e statistikave afatshkurtra se, në sektorin e ndërtimit volumet e shitjeve u rritën mbi 16% krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën kohë, oferta ishte 14% më e lartë se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Aktiviteti në sektorin e ndërtimit siguroi rreth 9% të PBB-së.

Shërbime të tjera në rritje ishin “Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve”. Në tremujorin e tretë 2020 indeksi i rrit mbi 3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi u rrit gati 1%.

Ky është një trend tërësisht i kundërt më shumë sektorë të tjerë të ekonomisë. Të dhënat statistikore tregojnë për rënie të theksuar të aktivitetit në fushën e shërbimeve, në veçanti turizmi.

LEXO: BB financon 80 milionë dollarë për rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare

Por, shifrat flasin për rënie më të madhe të industrisë (përjashtuar atë ushqimore). Në tërësi në industri, sipas INSTAT, pati rënie të shitjeve, prodhimit e rrjedhimisht edhe shkurtime të vendeve të punës apo ulje të pagave. Në këtë pjese vlerësohet të kenë ndikuar më së shumti, vështirësitë në tregti. Treguesi i shitjeve në industri ra 3,5% në një vit, prodhimi ra 1.8%. Në të njëjtën periudhë treguesi i të punësuarve ishte gati 11% më i ulët se një vit më parë.

Rënie shënoi edhe sektori i energjisë elektrike, gazit, avullit. Treguesi i shitjeve neto ra 4,6% në një vit, ndërsa prodhimi u rrit 2,3%.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0