Ndërron jetë ish CEO i FCA Group, Sergio Marchionne

Ndërron jetë ish CEO i FCA Group, Sergio Marchionne


Sergio Marchionne, ish CEO i Fiat Chrysler Automotive, një nga drejtuesit më të respektuar të industrisë, ka ndërruar jetë pas komplikimeve të operacionit të kryer së fundi.

Familja, e cila kontrollon kompaninë konfirmoi lajmin pa thënë shkakun e saktë dhe pa dhënë informacione se kur ndodhi.

Sergio Marchionne, 66 vjeç, ndërroi jetë pasi ra në koma pas operacionit në sup në një spital të Zyrih-ut.

Ai u zëvendësua si CEO i FCA fundjavën e shkuar pas përkeqësimit të gjendjes së tij.

“Për fat të keq, ajo çka ne iu frikësuam më shumë, ndodhi. Sergio Marchionne, ka ndërruar jetë.” – u shpreh John Elkann pasardhës i familjes Agnelli në një deklaratë.

Marchionne shpëtoi Fiat dhe Chrysler nga falimentimi pasi mori drejtimin e Fiat në vitin 2004. Ai e rriti vlerën e kompanisë me 11 herë gjatë 14 viteve në drejtim. Sipas planeve, ai do të linte detyrën nga kompania në Prill 2019.

“Mënyra më e mirë për nderuar kujtimin e tij është të ndërtojmë atë çkana trashëgoi. Të vazhdojmë të zhvillojmë vlerat humane të përgjegjësisë dhe sinqeritetit. Sergio Marchionne ishte një fanatik i tyre.” – shtoi Elkann.

Të shtunën e kaluar, FCA emëroi drejtorin e Jeep, Mike Manley, si CEO të grupit të 7 më të madh në botë të makinave. Kompania tha se 54 vjeçari do të zbatojë një plan afatmesëm që Marchionne prezantoi në muajin Qershor.

sergio marchionne

FCA u shpreh se Manley do të garantojë një të ardhme “të fortë dhe të pavarur” për grupin.

Të shtunën Marchionne u zëvendësua edhe në postin e CEO të Ferrari nga Louis Camilleri, ish CEO i Philip Morris International.

Ai ishte një CEO dhe një pasionant i industrisë që i përkiste. Ai ishte besnik i ideve të veta dhe nuk pranoi të bashkohej me rrymën. Ndërkohë që konkurentët ndërtonin makina elektrike apo të zakonshme, ai e bëri Fiat 500 ikonën e dekadës së 2 të shekullit të 21, Dodge Challenger t’i ruante traditën dhe personalitetin. Të “ringjallte” Alfa Romeo, dhe Ferrari, t’a mbante ende një nga kompanitë më unike.

Shpresojmë që ndonëse jo më pranë kompanisë, FCA, të vazhdojë të jetë e pa lëkundur ndaj trendeve të rrezikshme të kohës…derisa, tregu ta lejojë këtë.

Burimi: Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0