Ndalojnë së funksionuari Facebook, Instagram dhe WhatsApp - Business Magazine Albania

Ndalojnë së funksionuari Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Ndalojnë së funksionuari

Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger kanë pësuar një defekt këtë mbasdite duke ndaluar përkohësisht së funksionuari. Sipas faqes së njohur DownDetector, problemet filluan rreth orës 16:44 dhe po ndikojnë tek të gjithë përdoruesit globalisht.

Të treja kompanitë zotërohen nga Facebook dhe veprojnë mbi të njëjtën platformë. Përdoruesit e rrjeteve sociale që donin të aksesoheshin në to kanë marrë mesazhin: “Diçka shkoi keq. Jemi duke punuar për të rregulluar problemin sa më shpejt të jetë e mundur”.

Andy Stone një zëdhënës i Facebook, në një status në Twitter e ka pranuar problemin dhe është shprehur se është duke u punuar për t’i rikthyer rrjetet sërish.

Faqja zyrtare e Instagramit dhe e WhatsApp-it gjithashtu kanë reaguar në Twitter duke u bërë thirrjeve përdoruesve të bëjnë durim.

Kompania është shpesh e fshehtë për shkaqet e problemeve të kësaj natyre dhe nuk ka tendencë t’i shpjegojë ato edhe pasi janë rregulluar. Në vitin 2019, për shembull, Facebook pësoi një nga rëniet më të mëdha të sistemit në vite dhe më pas u justifikua duke thënë se kishte “shkaktuar një problem” gjatë “operacioneve të mirëmbajtjes rutinë”.

Në një transkript të rrjedhur të botuar në The Verge në 2019, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg vëren se ndërprerje të tilla janë një “punë e madhe”. Çdo problem shpesh mund t’i bëjë njerëzit të fillojnë të përdorin konkurrentët në vend të kësaj, dhe vuri në dukje se mund të duhen “muaj” për të fituar besimin dhe për t’i kthyer njerëzit në platformat e Facebook – nëse ata kthehen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
1
My Cart

Subtotal: 810.00L

View cartCheckout

1