Ndalimi i Huaweit do t’i kushtonte operatorit hekurudhor gjerman 400 milionë euro - Business Magazine Albania

Ndalimi i Huaweit do t’i kushtonte operatorit hekurudhor gjerman 400 milionë euro

Operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë do të duhet të shpenzojë deri në 400 milionë euro për të zëvendësuar të gjithë komponentët në infrastrukturën e tij të furnizuar nga gjigandi kinez i teknologjisë Huawei Technologies, raportoi të premten revista der Spiegel.

Deutsche Bahn, kompani kjo e cila është në pronësi të shtetit, do të përballet me vonesa prej pesë deri në gjashtë vjet për projektet e saj nëse qeveria gjermane vendos të ndalojë komponentët e Huawei brenda një afati të shkurtër, thuhet në raport, duke cituar një dokument të brendshëm të kompanisë.

Një zëdhënës i Deutsche Bahn tha se kompania nuk do jap komente mbi dokumentet e brendshme, shkruan Reuters.

Momentalisht qeveria gjermane është duke rishikuar se nëse disa komponentë të caktuar nga Huawei dhe ZTE do duhet të ndalohen për përdorim nga rrjetet e tyre telefonike, në mesin e shqetësimeve të mëdha për shkak të ndikimit të kompanive kineze në infrastrukturën kryesore.

Çdo vendim për të ndaluar tërësisht Huawei-n do të shkaktonte reagime të ashpra nga Pekini zyrtar, me ministrinë e jashtme kineze e cila ka nxitur Berlinin për të vepruar në një linjë me interesat e saj dhe me rregullat ndërkombëtare. reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0