Muzeu “Besa” do të mbajë firmën e studios zvicerane, "Oppenheim Architecture" - Business Magazine Albania

Muzeu “Besa” do të mbajë firmën e studios zvicerane, “Oppenheim Architecture”

Muzeu “Besa” do të mbajë firmën e studios zvicerane,  “Oppenheim Architecture”. Lajmi u shpall nga ministrja e kluturës Elva Margariti pas prezantimit të pesë projekteve të hënën në një konkurs ndërkombëtar në Tiranë.

“Mënyra e fuqishme se si komunikon mesazhin dhe tregon historinë e Besës, i jep asaj një identitet dhe frymëzon vizitorët që të përqafojnë vlerat e saj; ndërhyrja minimaliste arkitekturore, që nxjerr në pah vlerat e ndërtesës si pjesë e trashëgimisë, e trajtuar me respekt dhe ndjeshmëri, koncepti i zhvilluar mirë si muze dhe qendër #kulturore; harmonia e funksioneve me kontekstin përreth, e shpallën fituese mes 5 finalistëve studion , “Oppenheim Architecture” citohet të ketë thënë zonja Margariti.

Më parë kryeministri shqiptar Edi Rama ishte shprehur se Muzeu “Besa”, një hapësirë e munguar e një vlere të madhe të shqiptarisë, ku historia e lavdishme e shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të jetë graviteti rreth të cilit kjo hapësirë do të marrë jetë përmes temave të bashkëjetesës, tolerancës, paqes, duke u bërë pikëtakim historish, kulturash, opinionesh e dialogu mes të ndryshmëve.

Mbrojtja e hebrenjve nga shqiptarët ka qenë një nga momentet më simbolike të Shqipërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore.  Muzeu i “Besës” është i lidhur shpirtërisht me Muzeun Hebraik në Vlorë. Ndërtimi i tij përbën një sfidë pasi nga njëra anë bëhet fjalë për restaurimin e muzealizimin e një godine historike në zemër të Tiranës, por njëkohësisht duhet të flasë me zërin e kohës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0