Musk ‘sfidon’ shqiptaren Mira Murati - Business Magazine Albania

Musk ‘sfidon’ shqiptaren Mira Murati

Startupi xAI për Inteligjencë Artificiale në pronësi të Elon Musk do të lançojë modelin e tij të parë me AI për një grup të përzgjedhur të shtunën, deklaroi të premten Musk.

Kjo vjen gati një vit pas debutimit të chatbotit ChatGPT me Inteligjencë Artificiale, që shpejt fitoi popullaritet në mesin e përdoruesve në mbarë botën.

ChatGPT u lançua nga kompania OpenAI, ku shefe e teknologjisë në këtë kompani është inxhinierja shqiptare Mira Murati.

Musk kishte bashkëthemeluar OpenAI në vitin 2018, por u largua nga bordi i kompanisë në vitin 2018.

“Në disa aspekte të rëndësishme, ai (modeli i ri i xAI) është më i miri që ekziston aktualisht”, postoi ai në platformën e tij të mediave sociale X.

Ndryshe, lançimi i ChatGPT-s bëri që shumë gjigantë teknologjikë të shtyjnë synimet për të ndërtuar modele të ngjashme me Inteligjencë Artificiale; në mesin e tyre janë Meta dhe Google.

Garës, tani iu bashkua edhe miliarderi Musk duke krijuar startupin xAI.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0