"Mos ndiqni 'modën' kur zgjidhni një profesion"- Intervista me CEO-n e The HeadHunter Albania - Business Magazine Albania

“Mos ndiqni ‘modën’ kur zgjidhni një profesion”- Intervista me CEO-n e The HeadHunter Albania


Kush është Elton Ilirjani?

Një person shumë i motivuar për tё ndihmuar njerëzit të gjejnë veten dhe rrugën e duhur për karrierën e tyre. Me ketë dëshirë lindi edhe ideja për të qenë themeluesi i kompanisë: The Headhunter.

Unë gjithmonë kam besimin se ne kemi lindur në këtë botë, në vendin e duhur, për të qenë me njerëzit e duhur dhe për një arsye dhe qëllim te caktuar. Kur është themeluar kjo kompani, u fokusova pikërisht tek ky qëllim i caktuar që ishte: Punësimini!!!

Disa vite më parë, e ideova kompaninë në mendjen time. Ajo u skicua nga një skemë e thjeshtë: Fillova në rrjetin profesional LinkedIn përmes një regjistrimi të suksesshëm profili: The HeadHunters. Menjëherё u bëra partner me The Headhunters: Kosovë, Maqedoni, Serbi, Shqipëri, Itali, Zvicër, USA, Brazil, Spanjë, Angli, etj.

Shumë shpesh, bashkëbisedoj me njerëz që janë natyrshëm të predispozuar të mendojnë në nivele të mëdha dhe pa kufij. Kur arsyetoj me qetësi, mendoj se ky lloj vizioni mund të jetë shumë frymëzues, duke bërë të mundur që të ndryshojë mënyrën që ekipet e punës të zgjidhin çdo sfidë të kompanisë dhe mbase të ndryshojnë trajektoren e saj.

Përgjatë këtyre viteve kam fituar besueshmërinë dhe eksperiencën që të zhvilloj biznese në mënyrën më sistematike, të logjikshme si dhe duke reflektuar krijimtaritë inovative në shoqëri. Nga eksperienca e gjithë këtyre viteve në trajnimet qe kam dhënë, kam përdorur aftësiste menaxheriale për të identifikuar, krijuar dhe kryer programe unike dhe organizimin e kurseve profesionale të niveleve drejtuese të kompanive. Në anën tjetër të mbështes në mënyrën më të mirë dhe të organizoj detyrat me përpikmërinë më të madhe.

2- Si lindi idea e themelimit të HeadHunter dhe si u shndërrua kjo kompani në lider të këshillimit të karrierës?

Jetojmë në kohën kur teknologjia e zhvilluar dhe shërbimet online po zëvëndësojnë çdo ditë e më shumë veprimet fizike, duke kursyer kohë dhe para. The HeadHunter është ideuar pikërisht si një kompani që zanafillën dhe fokusin e saj e ka mbështetur pikërisht online. Kompania është e krijuar si emërtim i një grupi në LinkedIn dhe më tej është zhvilluar në një databazë të pasur profesionesh dhe kompanive të ndryshme te cilët ndërlidhen mes tyre nëpërmjet Headhunter.
Headhunters, është prezente dhe aktive në mbi 30 shtete përreth globit dhe ka mbi 100 mijë ndjekës gjithsej në LinkedIn.

Unë iu drejtova bashkëpunimit online të këtyre partnerëve të cilët janë profesionistë të punësimit, burimeve njerëzore, rekrutimit dhe takohen me njëri-tjetrin për të finalizuar dhe bashkëvepruar mbi tematikat e profesionalizmit për kandidatët e kërkuar, por edhe duke shkëmbyer eksperienca personale.

Eksperienca në botën e rekrutimit u aplikua online duke dhënë çdo ditë e më shumë mundësinë e gjetjes së kandidatëve më lehtë dhe më shpejt. Grupet e krijuara filluan të zhvilloheshin sapo u kuptua që në tregun shqiptar ishte domosdoshmëri një ndërlidhje midis punëkërkuesve dhe punëdhënësit. Duke u nisur nga suksesi në përdorimin e grupit në vendin tonë nisma për t’u zgjeruar me grupe të tjera në vendet e Ballkanit Perëndimor erdhi në mënyrë spontane. Në një periudhë shumë të shkurtër grupet u kthyen në pikë referimi për punëdhënësit.

Si risi në Shqipëri koncepti i rekrutimit dhe i headhunting fillimisht u pa me skepticizëm, por kur filluan të shiheshin frytet e para atëherё u konsolidua besimi se zgjidhja mund të vinte nga jashtë. Si rrjedhojë pas afirmimit vendas dhe vizioni u zgjerua duke studiuar tregun e rajonit dhe nevojat për praninë e një kompanie punësimi në to. Kosova ishte edhe kontakti i parë dhe si kompani arriti në shumë pak kohë të kthehej në lider në sektorin e punësimit.

Në hapat e para të një iniciative të tillë, shprehja shoqëruese më e mirë ishte: “It’s you vs the world”.
Duhet të mësohesh me këtë ide në fillim. Më tej, në çdo hap, nuk duhet harruar vizioni për biznesin tënd. Kjo është e vetmja gjë që do të mbajë gjallë kompaninë dhe do të jetë nxitësi kryesor i suksesit dhe i arritjeve, pavarësisht buxhetit të cunguar, infrastrukturës së munguar etj.

3- Si është tregu i punës në Shqipëri? Cilët janë profesionet apo “kokat më të gjuajtura” në vendin tonë?

4- Si është lidhja midis arsimit dhe tregut të punës në Shqipëri? A marrin studentët shqiptarë njohuritë e duhura, për t’iu përshtatur tregut shqiptar të punësimit? A janë të përgatitur studentët për për të pasur një karrierë të suksesshme?
(3-4)

Të rinjtë e kanë shumë të veshtirë, ata janë të bombarduar nga familja nga miqtë, nga forma tradicionale e të dëgjuarit të “këshillimit të karrierёs”. E kanë shumë të vështirë sepse janë familjarët ata që realisht vendosin për të ardhmen e tyre (profesionin) dhe kjo është e gabuar. Këta të rinj duhet të ndjekin dëshirat e tyre, aftësitë e tyre se ku janë ata të aftë apo të prerë për të studjuar. Ata nuk duhet të dëgjojnë gjithnjë prindërit në lidhje me profesionet: pёr shembull të bëhen mjekё, inxhinierё, farmacistё sepse është një nga prindërit. Sigurisht që ka raste të veçanta kur fёmijët bëhen po aq të famshëm apo të mirë profesionalisht sikurse edhe familjarët e tyre.

Këshilla ime për ta është edhe që të mos ndjekin “modën” për të zgjedhur një profesion. Ata duhet të ndjekin tendencat ekonomike të vendit, të studiojnë tregun e punës, të shikojnë se çfarë duan realisht që në fund të mund të zgjedhin një profesion për të ardhmen. Unё nuk dua t’i dekurajoj të rinjtë, sepse ndaj jemi ne kёshilluesit e karrierës per t’u thënë atyre të bëjnë hapin e duhur kur të zgjedhin degën përkatëse që në fund t’i përshtaten tregut dhe kërkesave, pёr shembull: administrim biznesi për turizmin, administrim biznesi në fushën e modёs etj.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 40 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Të rinjtë duhet t’i drejtojmë drejt kërkesave që ka tregu. Unë si ekspert i kësaj fushe e ndiej dhe e konstatoj që ka mungesë të theksuar të profesioneve teknike si psh: elektricist, hidraulik, saldator, etj. Ajo që është konstatuar është se: ne nuk kemi zanate të trashëguara. Tashmë të rinjtë gjejnë gjithçka në internet dhe mendojnë se aty është zgjidhja përfundimtare. Ata mendojnë që duke zgjedhur një profesion do të bëjnë para, është krijuar një stereotip për të rinjtë shqiptar që ndjekin figura politike, prindërit, të afërmit etj. Ështe krijuar ideja që në një kohë të shkurtër ti bën shumë para dhe mbi të gjitha të mos harxhojmë shumë kohë. Ata mund të zgjedhin psh: turizmin, shkollat profesionale, profesionet e reja, teknologji te reja, kuzhinё etj. Këto janë profesione shumë të mira që fare mirë mund të zgjidhen edhe nga rinia jonë.

5- Si përfiton Tregu i punës nga kompania: The HeadHunter?

• Ekonomia: Si kompani që ofron Burime Njerëzore, ne kthejmë ofertën e vendeve vakante të punës në vënde pune stabël duke ndihmuar rritjen ekonomike.

• Individët: Për individët ne ofrojmë mundësi punësimi në zbatim të ligjit dhe kodit të punës, duke mundësuar trajnime punësimi dhe zhvilluar punëdhënien dhe shtrirjen e saj gjeografike. Ne kujdesemi për kandidatët dhe për rolin që ka punësimi në jetët e tyre, i respektojmë ata si individë të veçantë, duke i besuar, mbështetur, dhe duke u krijuar gjithë mundësitë që të arrijnë qëllimet e tyre në punë dhe në jetë.
Ne zhvillojmë karrierën e kandidatëve përmes planifikimit, punës, këshillimeve dhe trajnimeve të ndryshme duke njohur kontributin e tyre në suksesin tonë.

• Kompanitë: Ne u sigurojmë kompanive zgjidhje elastike të burimeve njerëzore duke i ndihmuar ato të menaxhojnë situatat e kulmit dhe lehtësuar kërkesat e tyre, duke bërë kështu që të rritet konkurrenca e tyre në treg.

6- Sipas një studimi, shqiptarët janë ndër popujt që punojnë më gjatë, por gjithsesi janë pak produktivë. Pse ndodh kjo? Çfarë duhet të bëjmë për të përmbysur këtë raport?

Kodi i punës në Shqipëri është në favor të punëmarrësit, madje ndonjëherë e tejkalon të drejtën e punëdhënësit. Është 40 orë i përcaktuar qartë dhe nëse ti e tejkalon atë duhet të paguhet me orë ekstra në varësi të orëve apo ditëve(ditë pushimi pёr shembull). Por këtu në Shqipëri qëndron problemi te të dy palët: punëdhënës dhe punëmarrës, sepse punonjësit nuk e marrin seriozisht këtë orar dhe nuk janë efiçente gjatë ditës, e kalojnë atё psh: (duke pirë kafe, cigare, duke bëre biseda, hanë drekë më gjatë etj).

Kjo ka disa faktorё që fshihen pas psh: motivimi, paga, kolegët, shefi, mos pagimi i orëve jashtë orarit etj. Ajo që dihet është që më pak se 10% e punëdhënësve i pagujanë orët ekstra, të tjerët fatkeqësisht jo. Kjo demotivon punonjësin që të mos kryejë më orë jashtë orarit apo edhe ato brenda orarit zyrtat të mos i bëjë efektive. Kjo është mendësia jonë në të punuar. Për këtë unë sugjeroj që të bëhen matje performance, vlerësim performance gjithnjë për punonjësin, por edhe me tregues konkret.

Këtu mund të marrim si shembull Anglinë, USA apo Gjermanisë ku punëmarrësit punojnë Brenda orarit zyrtar (orë pune), por janë shumë efektive në atë që bëjnë. Nga një studim të bërë, Shqipëria është një nga vendet me orët më të gjata në botë.

7- Vitet e fundit janë hedhur hapa të rëndësishëm për ndërtimin e një komuniteti Startup këtu në Tiranë. Sa dëshirë kanë të rinjtë për t’u bërë sipërmarrës dhe zhvilluar idetë e tyre? Cilat janë fushat e tregut shqiptar që mendoni se kanë një potencial zhvillimi për startup-et shqiptare?

Të rinjtë duhet të zgjedhin një degë që u përshtatet aftësive të tyre. Pra, nëse një i ri nuk tërhiqet nga shkencat ekzakte apo nuk është i prerë për to, nuk do t’i sugjeroja që të vazhdonte studimet për Mjekësi, Farmaci, Inxhinieri, IT, etj. Gjithashtu, kjo vlen edhe për maturantët që nuk e kanë prirje letërsinë, historinë, apo shkencat sociale, të mos konkurrojnë për gazetari apo arte.

Të rinjtë kanë nevojë të udhëhiqen nga pasioni sidomos kur janë në fillimet e karrierës së tyre, një fillim i gabuar karriere pra, me një punë që nuk gjen veten do ishte “cen” për të ardhmen e tyre, sepse pjesa më e madhe e arritjes profesionale ka të bëjë me pasionin që fut në të dhe pjesa tjetër janë vullneti dhe formimi profesional. Ne insistojmë kur këshillojmë dikë mbi një karrierë të suksesshme që siç thamë më sipër pasioni të bëhet pjesë e tij që në përzgjedhjen e degës që do tё vazhdojë në universitet. Efektshmëria e një punonjësi vjen edhe si rezultat i harmonisë në vendin e punës dhe pasionit që ushtrohet në të. Pra, para se të ndërmerrni zgjedhje të rëndësishme në jetë mendoni për atë që është dhe më kryesorja, të bërit punën me pasion.

8- Business Magazine ka si synim frymëzimin e të rinjve në rrugën e sipërmarrjes. Si një sipërmarrës i
suksesshëm, çfarë këshille do të jepnit për ata që duan të fillojnë rrugën e sipërmarrjes në Shqipëri?

Unë shoh mjaft të rinj të cilët duan të largohen nga Shqipëria, bëjnë dokumentat apo largohen në mënyra të tjera dhe më vjen shumë keq për këtë gjë. Ky trend i largimit të këtyre të rinjve është shumë i dukshëm kohët e fundit. Më të mirët kanë dëshirë të ikin, të largohen dhe studjojnë jashtë dhe të mos kthehen më, apo studentë të ekselencës që janë në Shqipëri fatkeqësisht nuk kanë besim tek punësimi në vend.

Mbi 60% e tyre duan të largohen, unë nuk dua të jem pesimist por shikoj trendin e kësaj lëvizje. Këtu të rinjtë synojnë, siç e thamë edhe më lart: financë, muzikë, juridik etj. Ata nuk duhet të bëjnë gabime në zgjedhje, sepse nuk e studiojnë tregun dhe kërkesën që ka vendi. Në fakt lëvizjet e para kanë filluar, vëmendja nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisё, Shkollat profesionale etj.

Por rinia nuk duhet të jetë kaq pesimiste, ata duhet t’i shfrytëzojnë mundësitë që ka vendi. P.sh. stazhi profesional është shumë me rëndësi. Unë do t’i këshilloja të rinjtë të kenë edhe mëndësinë e vullnetarizmit, internship apo stazhi në kompani të ndryshme. Ata mund të aplikojnë këtë edhe pa pagesë. Këtu më shumë i drejtohem biznesit që të mund të kultivojë këtë kulturë për të rinjtë shqiptar. Jo gjithnjë duhet t’i drejtohemi qeverisë që sigurisht ka rol të rëndësishëm, por synimi kryesor është biznesi privat sepse vendet vakante vijnë prej andej, biznesi duhet të maturohet.

Këtu nuk do tё lija pa përmendur dhe dy drejtimet që sipas meje nuk janë drejtimet më të mira për të rinjtë: fasonët dhe call center ku kanë punësuar të rinj të cilët kanë përfunduar degët si: ekonomist, inxhinier, farmacist etj. Ata drejtohen pikërisht këtu sepse gjejnë pagesa të mira madje kanë edhe mbështetjen e shtetit. Duhet parë politika e pagave dhe vlerësim të profesionit real në vend. Arsimi ynë të drejtohet drejt arsimimit profesional sepse ne nuk kemi kapacitete për vende pune për: jurist; ekonomist; farmacist etj. Duhet të ketë më shumë kërkesa për programues, recepsionist; kamarier; banakier; kuzhinier etj.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 40 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0