Monego hap zyrën qendrore në qendër të Prishtinës

Monego hap zyrën qendrore në qendër të Prishtinës


Në fjalimin hyrës, Drejtori Ekzekutiv i Monego Egzon Halili, prezantoi arritjet e kompanisë që nga liçencimi i BQK-së në Shkurt të vitit 2018, fillimit të operacioneve në Qershor të vitit 2018 e deri më sot, rritjen, suksesin në biznes si dhe nevojën për zgjerim dhe kalim në një zyrë të madhe prej 2000 m2.

Hapësira është e kombinuar me arkitekturën moderne dhe bashkëkohore, interier inovativ dhe të sofistikuar, hapësira relaksuese, dhoma për yoga, ping – pong, pikado, kuzhinë dhe ushqim të shëndetshëm.

Lexoni: KFC hap pikën e re në qendër të Prishtinës

“Ne jemi kompani inovative FinTech, lidere në mikro-kreditim, që ofrojmë zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë. Jemi të udhëhequr nga misioni – të dixhitalizojmë, thjeshtojmë dhe përshpejtojmë shërbimin, me qëllim të rritjes së qasjes, përfshirjes dhe komoditetit financiar. Vizioni ynë është të krijojmë një shërbim të ri financiar në treg që do të trajtojë huamarrjen në mënyrën më të lehtë dhe më të shpejtë të mundshme. Monego përpiqet t’i ofrojë klientëve shërbim premium në pikat kyçe, në tërë Kosovën. Shërbimet janë në dispozicion online ose në 32 degët në të gjithë vendin, me proces aplikimi të thjeshtë dhe efikas, ku pagesat bëhen brenda 10 minutave. Në vitin e fundit ne jemi rritur jashtëzakonisht shumë, kemi arritur të depërtojmë në tregun e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të krijojmë mbi 260 vende të reja pune për të rinjtë e Kosovës,” deklaroi Egzon Halili.

Drejtori Ekzekutv i Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës shtoi: “Kompania Monego që nga themelimi i saj, duke ofruar shërbime financiare përmes teknologjisë, ka mundësuar që këto shërbime të merren nga konsumatorët në formë të shpejtë, të lehtë, pa procese burokratike, duke dëshmuar kështu cilësi të lidershipit dhe implementim të inovacionit në këtë sektor. Në këtë mënyrë, duke parë zhvillimin e hovshëm të industrisë FinTech në të gjithë botën, lirshëm mund të themi se po në këtë shpejtësi është zhvilluar edhe kompania Monego, e cila ka dhënë kontributin e saj në zhvillimin e ekonomisë në vend duke krijuar vlerë të shtuar për industrinë si dhe duke krijuar vende të reja të punës me mbi 260 të punësuar për periudhën e operimit prej pak më shumë se një viti”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0