Miliarderi nga Ohajo, merr vendimin e papritur.1 vit pas tragjedisë së nëndetëses Titan - Business Magazine Albania

Miliarderi nga Ohajo, merr vendimin e papritur.1 vit pas tragjedisë së nëndetëses Titan

Një miliarder amerikan i pasurive të patundshme dhe një eksplorues i thellësive detare kanë planifikuar një udhëtim të rrezikshëm me nëndetëse për të eksploruar rrënojat e Titanikut në Oqeanin Atlantik të Veriut.

Larry Connor, manjati amerikan, dhe Patrick Lahey, aventurieri nga Ohajo dhe bashkëthemelues i Triton Submarines, kanë shpallur qëllimin e tyre për një udhëtim me nëndetëse në një thellësi prej rreth 3,800 metrash për të parë anijen e mbytur në Oqeanin Atlantik të Veriut.

Manjati amerikan ka ndërmend të shpenzojë deri në 20 milionë dollarë për të vërtetuar se mbetjet e Titanikut mund të vizitohen në mënyrë të sigurt pas incidentit me nëndetësen Titan.

Industria private e zhytjeve u trondit pasi pesë njerëz humbën jetën një vit më parë kur një nëndetëse e ndërtuar nga OceanGate shpërtheu gjatë udhëtimit për të vizituar rrënojat e Titanikut. Një zëdhënës i kompanisë së miliarderit amerikan njoftoi të martën se ekspedita do të realizohet vetëm pasi një nëndetëse të certifikohet plotësisht nga një organizatë detare, ndërkohë që ende nuk është dhënë një afat kohor për ekspeditën e planifikuar.

Nëndetësja Titan, e ndërtuar nga OceanGate, ishte bërë nga fibra karboni dhe ishte certifikuar vetëm për thellësi deri në 1,300 metra, shumë më pak se thellësia e dyshemesë së oqeanit ku ndodhen rrënojat e Titanikut.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0