Messenger tani mbështet pagesat PayPal - Business Magazine Albania

Messenger tani mbështet pagesat PayPal


PayPal ka thelluar marrëdhëniet e saj me Facebook dhe tani do të bëhet një nga mundësitë e pagesës brenda Messenger, në mesin e integrimeve të tjera. Kjo do të thotë që konsumatorët që bëjnë blerje online do të jenë në gjendje të kryejnë transaksionet në Messenger duke përdorur shërbimin e pagesave PayPal. Përveç kësaj, si pjesë e marrëveshjes, PayPal thotë se do e bëjë më të lehtë për të lidhur llogarinë tuaj PayPal në Facebook dhe Messenger dhe kjo do të realizojë gjithashtu marrjen e njoftimeve për transaksionet për përdoruesit e Messenger.

Integrimi i PayPal me Messenger ishte njoftuar edhe më herët, por vetëm tani është realizuar.

paypal-messenger

Facebook ka bërë disa testime me pagesat në Messenger me zhvillues të përzgjedhur dhe tha se kjo do të zhvillohet në shumë vende deri në fund të vitit. Përveç kësaj, Messenger është gjithashtu duke shtuar një funksion, që do të ju lejojë të merrni njoftime në lidhje me transaksionet e fundit të kryera PayPal.

Plus kësaj, Facebook ka thënë se është duke punuar me të tjerë në këtë industri, duke përfshirë Stripe, Visa, MasterCard, American Express.

Megjithatë, duke fituar një terren në Messenger është një hap i madh për PayPal, i cili mund të përfitojë nga ekspozimi i saj në bazën e konsiderueshme të përdoruesve në Messenger. PayPal ka 192 milionë përdorues në mbarë botën, thotë kompania. Ndërkohë, Messenger ka arritur 1 miliardë përdorues në fillim të këtij viti dhe raportet thonë se rreth 40% e përdoruesve mobile të SHBA-së tani janë në platformën e mesazheve të Facebook.

PayPal dhe integrimet e ardhshme të Messenger janë të fokusuara vetëm në SHBA për momentin.

Facebook ka qenë duke punuar për të integruar më mirë pagesat në platformën e saj. Për shembull, në pranverën e vitit 2015 ajo debutoi një mënyrë, që përdoruesit e Messenger të shtonin informacionet e pagesave Visa ose MasterCard në aplikacionin e tyre chat për të dërguar pagesa për miqtë. Messenger ka shtuar mbështetjen për PayPal para aplikacionit popullor për transaksione Venmo që është në pronësi nga vetë PayPal.

PayPal përdoret sot nga tregtarët, të cilët blejnë reklama në Facebook, si dhe shesin produkte direkt në faqen e tyre të Facebook nëpërmjet seksionit “Shop”.

 

burimi: TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0