Mesazhet e fundit që la Steve Jobs para se të ndërronte jetë - Business Magazine Albania

Mesazhet e fundit që la Steve Jobs para se të ndërronte jetë

~4 minuta lexim


Steve Jobs vdiq si një miliarder, me një pasuri prej 7 miliardë dollarësh, në moshën 56 vjeçare nga kanceri i pankreasit dhe më poshtë janë disa nga fjalët e tij të fundit:

Lexoni: Ja cila është thënia e Steve Jobs që po interpretohet keq nga të gjithë

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat, i sëmurë dhe duke kujtuar tërë jetën time, e kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që kam është e pakuptimtë përballë vdekjes së afërt. Ju mund të punësoni dikë që të drejtojë një makinë për ju, të fitojë para për ju – por nuk mund të merrni dikë që të marrë sëmundjen për ju. Mund të gjeni gjërat materiale, por ekziston diçka që nuk mund të gjendet kur humbet – “JETA”.

Ndërsa plakemi ne jemi më të zgjuar dhe ngadalë e kuptojmë se orat që vlejnë 30 dollarë apo 300 dollarë – të dyja tregojnë kohën. Pavarësisht nëse drejtojmë një makinë me vlerë 150,000 dollarë, apo një makinë me vlerë 2000 dollarë – rruga dhe distanca janë të njëjta, arrijmë në të njëjtin destinacion. Nëse pijmë një shishe me vlerë 300 dollarë ose verë me vlerë 10 dollarë efekti do të jetë i njëjtë. Nëse shtëpia ku jetojmë është 300 metra katrorë, ose 3000 metra katror – vetmia është e njëjtë”.

“Lumturia juaj e vërtetë e brendshme nuk vjen nga gjërat materiale të kësaj bote. Pavarësisht nëse jeni duke fluturuar në klasin e parë, apo atë ekonomik – nëse rrëzohet avioni, ju do të përplaseni me të”.

Lexoni: Strategjia e Steve Jobs që e bëri kompaninë Apple t’i shpëtonte falimentimit

Pesë fakte të pamohueshme që duhen pasur parasysh në jetë:

  1. Mos i edukoni fëmijët tuaj të jenë të pasur. Edukojini ata të jenë të lumtur. Kështu që kur të rriten ata do të dinë vlerën e gjërave dhe jo çmimin e tyre.
  2. Hani ushqimin tuaj si ilaç, përndryshe do t’ju duhet të hani ilaçin tuaj si ushqim.
  3. Kush ju do nuk do të largohet kurrë nga ju, edhe nëse ka 100 arsye për të hequr dorë. Ai gjithmonë do të gjejë një arsye për të vazhduar më tej.
  4. Ekziston një ndryshim i madh midis të qenit njerëzor dhe qenies njerëzore.
  5. Nëse doni të ecni shpejt – shkoni vetëm! Por nëse doni të arrini larg – shkoni së bashku.

/theirishmedium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0