Lexoni: Markat më të vlefshme në botë për vitin 2017
Renditja e markave më të fuqishme sipas Brand Finance është llogaritur në bazë të tre kritereve. E para është “ekuilibri” – përmes anketimeve, konsumatorët u përgjigjen pyetjeve se cilat marka preferojnë dhe synojnë të blejnë. Dimensioni i dytë, “inputi i markës“, mat sasinë e parave që markat shpenzojnë për marketing. Sa më shumë që shpenzojnë, aq më lart renditen. Pjesa e fundit, “outputi“, shikon marzhet e fitimit dhe çmimet e një kompanie. Dy dimensionet e fundit përbëjnë 25% të vlerës së fuqisë së markës.
Business Magazine në këtë artikull ju tregon 10 markat më të fuqishme të vitit 2017.
Lego ka pasur prej kohësh themelin e një marke të fortë. Sipas raportit Brand Finance publikuar këtë muaj, “Pëlqimi ndaj Lego përfshin breza; si dhe lirinë kreative që u jep fëmijëve, marka rikthen nostalgjinë e të rriturve.” Lego gjithashtu ka shmangur marketingun gjinor, duke i dhënë asaj një bazë të gjerë klientësh.
Në vitin 2015, pasi “The Lego Movie” kishte arritur sukses komercial dhe kritik, Lego kryesonte listën e markave më të fuqishme të Brand Finance. Ajo u zhvendos për një vit nga Disney, por që atëherë ka rifituar vendin numër një. Javën e kaluar Lego lançoi një vazhdim të filmit Lego dhe shitjet e saj mundën çdo shfaqje tjetër filmi në Amerikë. Brand Finance pret që ky film të rrisë më tej markën e Lego.
Lexoni: Si mund t’i mbijetojnë markat uljes së reklamave në TV?
Google u rendit marka e dytë më e fuqishme. Ai mbetet lideri numër një në biznesin e tij kryesor të kërkimit. Këtë vit Google gjithashtu u bë marka më e fuqishme në botë, duke e hedhur Apple në vendin e dytë. Brand Finance vlerëson vlerën totale të Google në 109 miliardë dollarë.
Visa u rendit e pesta. Sipas zëdhënësit të Brand Finance, David Haigh, tregu i ndryshimeve të pagesave ka qenë një lehtësim për Visa dhe kompania është pozicionuar mirë ndërsa ne lëvizim drejt një shoqërie pa para.
Renditja sipas Brand Finance në bazë të 3 kritereve të paraqitura më sipër është:
- Lego
- Nike
- Ferrari
- Visa
- Disney
- NBC
- PwC
- Johnson & Johnson
- McKinsey & Company
burimi: Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto