Si mund t’i mbijetojnë markat uljes së reklamave në TV? » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 22/06/2017

Si mund t’i mbijetojnë markat uljes së reklamave në TV?

Share
nga Anerola Torollari
Qer 22, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Në një epokë ku konsumi i mediave ndryshon gjithmonë, reklamuesit duhet të gjejnë mënyra kreative për të qenë gjithmonë para konsumatorit.

Televizioni ka qenë graili i shenjtë i reklamave për dekada të tëra. Por me DVR që u lejon shikuesve të anashkalojnë reklamat e mediave të tjera duke vjedhur vëmendjen e shikuesve gjatë reklamave që nuk anashkalohen, është bërë shumë e vështirë për reklamuesit që të arrijnë audiencën e tyre në TV.

Lexoni: Këshilla nga Facebook për video-reklama sa më efektive

Këtë vit, industria e reklamave televizive është në rënie që nga recesioni i vitit 2009. Në atë kohë, rënia mund të shpjegohej nga gjendja ekonomike. Por rënia e këtij viti nuk ka këtë justifikim. Njerëzit thjesht nuk shikojnë reklama në nivelin që ata i shikonin dikur.

Një studim i kohëve të fundit sugjeron që përdorimi i Facebook-ut të rritet gjatë reklamave. Studimi, i cili shqyrtoi aktivitetin e Facebook të 537 të anketuarve para, gjatë dhe pas sezonit të një shfaqjeje të madhe televizive, zbuloi atë që tashmë e dinit: Njerëzit kontrollojnë telefonat e tyre gjatë reklamave. Por ajo që mund të jetë e habitshme është që këta të anketuar shpenzojnë më shumë kohë në Facebook gjatë reklamave sesa ata shikonin para dhe pas programit.

Por ka ende shpresë për biznesin e reklamave televizive. Për sa kohë që ekzistojnë sportet, lajmet dhe politika live, do të jetë edhe një audiencë që nuk mund të anashkalojë reklamat gjatë një pushimi komercial. Edhe nëse audienca nuk është e fokusuar në ekranin televiziv gjatë pushimit, ka ende mënyra për reklamuesit që të qëndrojnë para shikuesit.

Lexoni: Si munden markat të eleminojnë ndërrimin e kanaleve gjatë reklamave?

Studimi sugjeron qartë që nëse markat duan të sigurojnë që reklamat e tyre po shihen nga shikuesit e televizorit, ata duhet të gjejnë një mënyrë për të sinkronizuar reklamat e tyre televizive me mediat dixhitale dhe sociale. Jo vetëm kjo do të rriste gjasat që reklamat të shihen nga shikuesi, por hap mundësi që këto reklama të bëhen shumë më interesante dhe interaktive sesa reklamat tradicionale televizive.

*Një regjistrues dixhital (DVR) – është një pajisje elektronike që regjistron video në format dixhital në një disk, USB flash drive, kartë memorieje SD, ose pajisje të tjera.

burimi: BusinessInsider

Evente

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00