Mark Cuban thotë se këto janë gabimet më trashanike që i bëjnë sipërmarrësit - Business Magazine Albania

Mark Cuban thotë se këto janë gabimet më trashanike që i bëjnë sipërmarrësit


Nga natyra, sipërmarrësit janë njerëz inteligjentë, pasionantë dhe ambiciozë. Por kjo nuk do të thotë se çdo pronar i biznesit merr gjithmonë vendimet e duhura.

Miliarderi i teknologjisë Mark Cuban, si një investitor për një kohë të gjatë në emisionin televiziv ABC Shark Tank, ka përjetuar shumë gabime të mëdha të sipërmarrësve.

Kuban thotë të mos i bëni kurrë gabimet në vijim.

Që të mos i kuptoni bazat e biznesit.

Një shembull konkret, thotë ai, është kur sipërmarrësit “nuk e dinë diferencën midis një produkti dhe një veçorie”. Para se një sipërmarrës të fillojë të kërkojë investim, të fillojë prodhimin e një produkti, madje edhe përpara hulumtimit dhe zhvillimit, ai/ajo duhet të kuptojë këtë princip themelor.

Me fjalë të tjera, nëse një konkurrent shet vetëm këmisha blu dhe këmishat e tua janë blu dhe të kuqe, ju thjesht keni krijuar një veçori, jo një produkt. Produktet ose shërbimet zgjidhin problemet dhe njerëzit dëshirojnë t’i blejnë ato. Veçoritë janë karakteristika që i shtojnë vlerë produkteve.

Kompanitë e suksesshme janë të bazuara në produkte – jo veçori, thotë Cuban.

Mendimi se kompeticioni është i barabartë me validimin.

Të krijosh diçka nga asgjëja nuk është e lehtë. Të bindësh njerëzit për të blerë produktet tuaja dhe se ju jeni duke ofruar një shërbim të vlefshëm ndonjëherë kërkon shumë. Cuban thotë se është një gabim i madh të mendosh se një konkurrent i madh e validon biznesin tënd.

Të bazoni suksesin tuaj në punonjësin më të mirë.

Si thënia e vjetër: Mos i vendosni të gjitha vezët në një shportë. E njëjta gjë vlen edhe për punësimin dhe ndërtimin e ekipeve.

Shumë shpesh, pronarët e bizneseve besojnë se “punonjësi i tyre i ardhshëm do të zgjidhë problemin e tyre më të madh”, thotë Cuban. Punësimi i marketer-it më të mirë në industri nuk do të thotë që ju do ta kuptoni në mënyrë magjike se si t’i shisni produktet tuaja dhe se si të gjithë do të jetojnë të lumtur, thotë ai.

Nëse punonjësi yt më i mirë largohet apo dështon, atëherë kështu bëjnë gjithë të tjerët. Rritja e një biznesi të suksesshëm kërkon që të gjithë të jenë në kuvertë, që do të thotë që i gjithë ekipi duhet të japë më të mirën-së bashku.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0