Mark Cuban dhe Elon Musk bien dakord: Ja cila është aftësia që IA kurrë nuk do ta zëvendësojë

Mark Cuban dhe Elon Musk bien dakord: Ja cila është aftësia që IA kurrë nuk do ta zëvendësojë


Automatizimi është një pjesë e madhe e fuqisë punëtore tani dhe do të bëhet më shumë një problem, pasi do të çojë në eleminimin e vendeve të punës në dekadën e ardhshme.

Por a janë punonjësit gati për këtë ndryshim të afërt? Ndoshta jo, thotë investitori miliarder dhe pronari i Dallas Mavericks, Mark Cuban.

Lexoni: Nëntë fjalët që e ndihmuan Elon Musk të bëhej më i pasur brenda një dite

Në një intervistë për Bloomberg TV, Cuban tha se shqetësohet që shumë vende pune që njerëzit i konsiderojnë të sigurtë thjesht nuk do të ekzistojnë brenda pak vitesh për shkak të automatizimit dhe pikërisht të menduarit në mënyrë krijuese do të jetë çelësi i mbijetesës.

Pse Inteligjenca Artificiale nuk do ta zëvendësojë kurrë kreativitetin dhe të menduarit e lirë?

“Personalisht mendoj se do të ketë një kërkesë më të madhe në 10 vite për diploma të arteve liberale sesa ka pasur për programim,” thotë Cuban për Bloomberg.

Kjo për shkak se ndërsa automatizimi do të jetë i madh në lidhje me të dhënat, nuk do të ekzistojë kreativiteti dhe liria e mendimit dhe ky është pikërisht momenti kur hyn në lojë njeriu me kreativitetin e tij.

CEO i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk pranon se të jesh inovativ dhe kreativ është diçka thelbësore, në të vërtetë Musk kërkon që punonjësit e tij të përdorin metoda kreative për të nxitur zgjidhjen e problemeve dhe inovacionin.

Lexoni: Si do ta transformojë inteligjenca artificiale biznesin tuaj?

Musk e përmendi këtë strategji në një intervistë të vitit 2012 si dhe në një konferencë TED në vitin 2013. “Kur doni të bëni diçka të re, duhet të aplikoni qasjen e fizikës,” shpjegoi miliarderi. “Fizika është mënyra se si zbulohen gjëra të reja që janë kundër intuitivës.”

Kreativiteti dhe inovacioni kanë qenë pjesë e shpikjeve, zbulimeve dhe përparimeve në të gjitha industritë gjithmonë. Pikërisht kjo do të jetë mënyra se si njerëzit dhe karrierat e tyre vazhdojnë të përparojnë me ndryshimet e kohës dhe trendeve.

burimi: Goalcast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0