MacKenzie, ish-gruaja e Jeff Bezos, do të dhurojë gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi - Business Magazine Albania

MacKenzie, ish-gruaja e Jeff Bezos, do të dhurojë gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi


MacKenzie Bezos ka njoftuar se do të dhurojë të paktën gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi nëpërmjet iniciativës Giving Pledge, vetëm një muaj pasi përfundoi divorcin e saj nga themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos.

Të martën e kaluar, MacKenzie, 49 vjeç, e cila është tani një nga femrat më të pasura në botë, shkroi një letër që shpjegonte përkushtimin e saj ndaj kauzës, e cila inkurajon miliarderët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Lexoni: Kush është MacKenzie Bezos? Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos mund të bëhet gruaja më e pasur në botë

“Qasja ime ndaj filantropisë do të vazhdojë. Do të marrë kohë, përpjekje dhe kujdes, por nuk do pres më shumë.”

Giving Pledge nisi si iniciativë nga Warren Buffett dhe Bill & Melinda Gates në vitin 2010 dhe prej atëherë është nënshkruar nga më shumë se 200 individë dhe familjet e tyre, duke përfshirë themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg dhe bashkë-themeluesin e Airbnb, Brian Chesky.

Sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, MacKenzie ka një pasuri me vlerë rreth 36.6 miliardë dollarë (£ 28.8bn). Jeff Bezos, personi më i pasur në botë, ka një vlerë neto prej 114 miliardë dollarësh (£ 89.9bn).
Në Twitter, themeluesi i Amazon vlerësoi vendimin e ish-gruas së tij, duke shkruar: “MacKenzie do të jetë e mahnitshme, e matur dhe e vërtetë në filantropinë e saj dhe unë jam krenar për të.”

Kush është MacKenzie Bezos?

MacKenzie Bezos do të bëhet gruaja e tretë më e pasur në botë këtë vit në përputhje me kushtet e vendimit të divorcit me burrin e saj, themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

MacKenzie Bezos është gjithashtu një noveliste e suksesshme, e përshkruar nga autori Toni Morrison si “një nga studentet më të mira që kam pasur ndonjëherë”. Ajo u takua me Jeff Bezos ndërsa të dy punonin në fondin D.E. Shaë në Neë Yor dhe ata u martuan në vitin 1993. Ajo konfirmoi divorcin e saj në twitter, duke deklaruar se ishte, “Mirënjohëse që kam përfunduar procesin e divorcit të martesës sime me Jeff”.

Lexoni: Edhe pas divorcit Jeff Bezos mbetet njeriu më i pasur në botë

Francoise Bettencourt Meyers, trashëgimtare e L’Oréal, është gruaja më e pasur në botë, me një vlerë neto prej 53.6 miliardë dollarë, ndërsa Alice Walton e Walmart fame është e vetmja femër tjetër përpara znj. Bezos, me një pasuri prej 47.1 miliardë dollarësh.

burimi: TheIndepedent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0