Kush është MacKenzie Bezos? Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos mund të bëhet gruaja më e pasur në botë - Business Magazine Albania

Kush është MacKenzie Bezos? Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos mund të bëhet gruaja më e pasur në botë


Ndonjëherë duket sikur një çift i ka të gjitha, por askush nuk e di se çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura, madje edhe për njerëzit më të pasur dhe më “fatlumë”… Rasti në fjalë është për një martesë 25-vjeçare në dukje e përkyrer, por që u shpërbë duke lënë pas një rrëmujë, të cilën e quajnë divorci më i shtrenjtë në histori.

Lexoni: A do të jetë Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë edhe pas divorcit?

Ne të gjithë e njohim Jeff Bezos, ai është themeluesi miliarder dhe CEO i Amazon, por ndoshta nuk e njohim gruan e tij, MacKenzie Bezos. Ata kanë qenë së bashku për 25 vjet dhe ajo e ka përkrahur Amazon që nga dita e parë, por në Janar të këtij viti kanë ndarë një postim në Twitter duke zbuluar se janë në proces divorci.

“Ndërsa familja jonë dhe miqtë e ngushtë e dinë, pas një periudhe të gjatë eksplorimi dhe gjyqesh, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën tonë të përbashkët si miq,” tha çifti në një deklaratë në Twitter.

Ndërsa Bezos është burri më i pasur (me vlerë 137 miliardë dollarë!) dhe çifti thuhet se nuk ka pasur një marrëveshje martesore, divorci i tyre mund të jetë një nga më të shtrenjtët në historinë moderne – dhe MacKenzie Bezos mund të bëhet gruaja më e pasur në botë.

Një intervistë pune e paimagjinueshme

Çifti u takua më shumë se dy dekada më parë në firmën e menaxhimit të investimeve D.E. Shaw & Co, ku MacKenzie punoi si bashkëpunëtore kërkimore dhe Jeff ishte zëvendës-president. Në fakt, takimi i tyre i parë ishte kur Jeff intervistoi MacKenzie për punën e saj në firmë.

“Unë mendoj se gruaja ime është e shkathët, e zgjuar, e urtë, por kam pasur fatin e mirë që e kam parë rezymenë e saj para se të takohesha me të, kështu që e dija saktësisht se cilat ishin rezultat e SAT të saj,” u shpreh duke qeshur në një intervistë me Vogue në vitin 2013.

Lexoni: Këta çifte të njohur po u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën Mandarin

Meqë ishte një zyrë e vogël, MacKenzie e fitoi punën. Ata punonin së bashku në të njëjtën hapësirë ​​zyre. “Gjatë gjithë ditës dëgjoja atë duke qeshur,” tha ajo për Vogue. “Si mund të mos biesh në dashuri me atë të qeshur?”

Nga atje, gjërat ndodhën shpejt për çiftin, duke u martuar brenda gjashtë muajve. Vitin e ardhshëm, në vitin 1994, ata lanë punën e tyre dhe u transferuan në Seattle, ku themeluan Amazon. Në atë kohë, MacKenzie u punësua si llogaritare për Amazon, duke e bërë atë një nga punonjëset më të hershme të kompanisë.

Por kush është MacKenzie Bezos?

Në varësi të asaj se si divorci i tyre do të rezultojë, MacKenzie Bezos mund të bëhet një nga aksioneret më të mëdha të Amazon, si dhe gruaja më e pasur në botë. Deri tani, ajo ka arritur të jetojë një jetë relativisht të qetë në krahasim me ish-bashkëshortin e saj. Por kush është ajo jashtë Amazon?

Rezulton se MacKenzie Bezos është mjaft sportive:

Ajo është një mama e mirë

Çifti pati sukses të madh dhe kanë në pronësi shtëpi të shumta. Por ata ishin çuditërisht normalë … Deri në vitin 2013, MacKenzie ende i çonte të katër fëmijët e tyre në shkollë dhe më pas e merrte Jeff-in nga puna me Hondën e tyre. Një mik i familjes, Danny Hillis, tha për Vogue se Bezos “janë një familje normale dhe të afërt me njëri tjetrin.”

Ajo është një shkrimtare e shkëlqyer

MacKenzie kishte karrierën e saj në zhvillim e sipër. Ajo është shkrimtare novelash dhe Jeff ishte mbështetës i saj. Kur ajo ka nevojë për të shkruar, ajo shkonte në apartamentin e saj të vogël, ku shkruante derisa shkonte ora për të marrë fëmijët nga shkolla. MacKenzie tha për Vogue se Jeff ishte “lexuesi më i mirë” i saj.

Lexoni: 20 gjërat që nuk i dinit për JEFF BEZOS

Ajo është një filantrope

MacKenzie themeloi organizatën anti- bulling, Bystander Revolution, në vitin 2014. Organizata synon të ofrojë zgjidhje për fenomenin bulling, nga një perspektivë e një personi spektator. Si kreu ekzekutiv, qëllimi i MacKenzie është të përfshijë të gjithë në ndalimin e bulling.

“Ajo që më bëri përshtypje është se një nga barrierat më të mëdha për të ndryshuar është perceptimi midis personave që janë spektatorë – ideja se ndihma prej tyre duhet të jetë e vështirë,” tha ajo në vitin 2015.

burimi: Goalcast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0