Lorenzo Cappanari, sipërmarrësi, profesori dhe autori i librave në skenën e AllWeb - Business Magazine Albania

Lorenzo Cappanari, sipërmarrësi, profesori dhe autori i librave në skenën e AllWeb

Lorenzo Cappanari është një sipërmarrës, profesor dhe autor librash. Që në moshën 8 vjeçare, ai u apasionua pas programimit dhe video-lojërave, një pasion i injektuar nga babai i tij.

I diplomuar me vlerësimet më të larta në Administrim Biznesi, karierra e tij nisi në Departamentin e Marketingut dhe Shitjeve në koorporatën e mirënjohur të elektroshtëpiakeve “Indesit”.

Më pas, ai kaloi në një nga kompanitë më të njohura në botë, siç është shtëpia e syzeve me qendër në Milano, “Luxottica”. Për 8 vite si menaxher i profilit të lartë Lorenzo ka shëtitur botën duke drejtuar degë të ndryshme të kompanisë. Më pas, iu bashkua një firme rivale, Ray Ban, e cila e caktoi si menaxher të përgjithshëm për Amerikën Latine. Ishte gjatë kësaj përvoje, që Lorenzo u prezantua rastësisht me shpikjen e “Google Glass”, size, të cilat kanë të injektuara teknologjinë. Në këtë moment kuptoi se kjo ishte e ardhmja. Lë detyrat e tij në korporatat botërore dhe i futet jetës së sipërmarrjes, duke themeluar firmën e tij të syzeve futuriste “XR”.

Rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

Sot ai është drejtues ekzekutiv i “AnotheReality”, një kompani e inovacionit të botës virtuale që bashkëpunon me ndërmarrjet, në rrugëtimin e tyre të transformimit virtual, duke i përgatitur ato për botën e ardhme metaverse.

Ai është gjithashtu autor i librit “Të ardhmet e mundshme” (Futuri Possibili), një libër për internetin e së ardhmes, si dhe është një lektor i njohur nëpër botë.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit digjital, marketingut dhe inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare / Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shpallen në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0