Llogarinë në Facebook dhe Instagram mund ta verifikoni me pagesë - Business Magazine Albania

Llogarinë në Facebook dhe Instagram mund ta verifikoni me pagesë

Llogarinë në Facebook dhe Instagram mund ta verifikoni me pagesë

Twitter ka bërër shenjën e lakmuar të verifikimit me pagesë pasi kaloi në pronësi të Elon Musk. Të njëjtën gjë po e bën edhe kompania Meta, e cila ka nën menagjim Facebook dhe Instagram.

Kështu së paku ka bërë të ditur pronari i saj, Mark Zuckerberg, i cili ka dhënë detaje sesa kushton verifikimi i llogarisë.

“Këtë javë ne po fillojmë të promovojmë Meta Verified – një shërbim abonimi që ju lejon të verifikoni llogarinë tuaj me një ID, të merrni një shenjë të kaltër”, shkroi ai në llogarinë personale në Facebook.

“Ky funksion i ri ka të bëjë me rritjen e autenticitetit dhe sigurisë në të gjitha shërbimet tona. Meta Verified fillon me 11,99 dollarë në muaj në ueb ose 14,99 dollarë në muaj në iOS”, pohoi 38-vjeçari. Kompania ka deklaruar se shërbimi në fillim do nis në Australi dhe Zelandë të Re ndërsa së shpejti edhe në vende të tjera.facebook

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0