“Learn, Network, Startup” në Startup Weekend Tirana - Business Magazine Albania

“Learn, Network, Startup” në Startup Weekend Tirana


Startup Weekend Tirana është pjesë e rrjetit ndërkombëtar Startup Weekend dhe organizohet në disa vende të botës duke respektuar të njëjtin format: 54 orë për të formuar skuadra, për të vërtetuar hipoteza, për të krijuar modele biznesi dhe për të hedhur hapat e parë në botën e sipërmarrjes. Deri në fund të aktivitetit, shumë do të kuptojnë që idetë e tyre ja vlejnë dhe të tjerë që është më mirë që t’i fokusojnë energjitë diku tjetër.

Startup Weekend Tirana do të zhvillohet në datat 9-11 Dhjetor, në orën 18:30 në Protik Innovation Center, gjatë të cilit grupet e zhvilluesve, menaxherët e biznesit, entuziastët e startupeve, gurutë e marketingut, artistët grafikë dhe ide të tjera inovative për startupe të reja formojnë ekipe rreth këtyre ideve dhe punojnë për të zhvilluar një prototip pune, demo ose prezantimi të Dielën në mbrëmje.

Në drejtim të saj do të jenë Aneida Bajraktari dhe Ergest Nako.

Përveç pjesëmarrësve (qё njihen ndryshe edhe si “Luftëtarët e Fundjavës”), eventi tërheq spikera, trajnerë, pjesëtarë të panelit që përgjithësisht janë pjesëtarë të spikatur të komunitetit të startupeve ose të njohur në fushën e teknologjisë, sponsorë të ndryshëm dhe përfaqësues të kompanive.

Anëtarët e jurisë, trajnerët dhe mentorët e këtij eventi do të jenë Ishay Potruch, një sipërmarrës dhe ekspert në investime. Ai është një fans i madh i popullit shqiptar, kulturës dhe vendit tonë dhe është entuziast për lidhjen e komuniteteve startup të Shqipërisë dhe Izraelit. Gerti Boshnjaku është CEO i Business Magazine Albania, revista e parë dixhitale me përmbajtje të orientuar nga fusha e Biznesit dhe Sipërmarrjes. Ai duke qënë një person i orientuar drejt marketingut është gjithmonë në kërkim të lidhjes dhe rrjetëzimit me persona të rinj.  Besmir Kthupi ka një eksperiencë 7 vjeçare në dizajn dhe marketing si dhe është i specializuar në fushën e dizajnit të logove, të website-ve etj. Momentalisht ai po punon si Art Director në “Le Spot Group”. Albana Veshi është e diplomuar si specialiste në Kontabilitet dhe Financë në Fakultetin e Ekonomisë. Ajo është në krye të Departamentit të Financës në “Messer” si dhe punon si konsulente finance në kompani të ndryshme. Vasken Spiru është Digital Media Content Coordinator në Programin e sipërmarrjes Swisscontact SECO dhe pjesë e Garazh. Artur Daci është themeluesi i komunitetit Zero1.al. Ai është duke eksploruar inteligjencën artificiale në mënyrë që të mund të bëjë software-in e tij të automatizuar edhe më shumë të pavarur.

Një pjesë e mirë e grupeve punojnë së bashku përtej fundjavës për ndërtimin e një startupi që funksionon në mënyrë të plotë, ndërsa një pjesë tjetër marrin me vete eksperiencën e fillimit dhe rrjetëzimin me individë që ndajnë të njëjtat aspirata.

Programi i eventit përfshin:

DITA 1: E premte 9 Dhjetor
6:30 PM Regjistrimi
7:00 PM Darka&Rrjetëzim (Ndarja e ideve, praktikimi i pitches, njohja me pjesëmarrësit e tjerë)
7:20 PM Prezantimi i trajnerëve, mentorëve dhe folësve
7:30 PM Fillojnë pitches
9:00 PM Votimi (Pjesëmarrësit votojnë për pitches më të mira)
9:15 PM Formimi i skuadrave ( Skuadrat fillojnë të formohen dhe të diskutojnë idetë)
10:00 PM Fillimi i punës (Mund të qëndroni derisa vendi do t’ju lejojë)

DITA 2: E shtunë 10 Dhjetor
9:00 AM Mëngjesi
9:30 AM Fillimi i punës
12:00 PM Dreka
1:00 PM Rifillim i punës
2:00 PM Takim me trajnerët ( Pytetje për ta. Ata janë aty që t’ju ndihmojnë)
6:30 PM Darka
7:30 PM Rifllimi i punës
10:00 PM Wrap-up (Mund të qëndroni derisa vendi do t’ju lejojë)

DITA 3: E Dielë 11 Dhjetor
9:00 AM Mëngjesi
10:00 AM Vijnë trajnerët. Mundësia e fundit për të bërë pyetje
12:00 PM Dreka
12:30 PM Takimi me trajnerët
3:00 PM Përgatitja për prezantim
4:00 PM Darka
5:00 PM Prezantimi final
7:30 PM Përzgjedhja e fituesve
8:30 PM Wrap-Up
9:00 PM Shkoni në shtëpi

Për të prenotuar biletën tuaj klikoni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0