Publikohet 'Shqip.ai' – transkriptim me Inteligjencë Artificiale për gjuhën shqipe - Business Magazine Albania

Publikohet ‘Shqip.ai’ – transkriptim me Inteligjencë Artificiale për gjuhën shqipe

~3 minuta lexim

Kompania Quantix të enjten ka lansuar një vegël interesante, shumë të pritur dhe tejet të dobishme për insistitucione, organizata dhe individë, transkriptimi i përmbajtjes audio-vizuele në gjuhën shqipe me anë të Inteligjencës Artificiale.

E gjithë kjo pas një pune të gjatë me shumë se 3 vjeçare në kuadër te projektit “Albanian Speech to Text”, për te cilën kompania ka investuar në shumë sfera të teknologjisë, sikurse njohuri, serverë të avancuar dhe përmbajtje.

Betim Drenica, CEO i kompanisë, tha se gjuha shqipe është aset me i madh kombëtar për të cilin në si komb nuk kemi investuar edhe sa duhet.

“Kthimi i gjuhës se folur ne gjuhë të shkruar me anë të teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificale, është nje domosdoshmëri e kohës, e cila përpos se një arritje e madhe teknologjike për një kompani kosovare, është edhe një kontribut modest për këtë thesar kombëtar”, theksoj Ai theksoi se kjo teknologji është e qasshme në web faqen Shqip.ai dhe kompania deklaron që për shkak të kërkesës se madhe, përdoruesve do t’u kërkohet që të mbushin një formë aplikimi ku edhe do të ftohen për përdorim në ditët ne vijim nga ana e kompanisë”, deklaroi ai.
lexo: Çfarë kanë menduar yjet për ju këtë të premte, në aspektin e karrierës dhe atë profesional?

Drenica thekson se përdorimi i veglës është fare i thjeshtë, intuitiv dhe i drejtpërdrejtë, duke i kërkuar përdoruesit që të ngarkojë përmbajtjen audio (dhe vizuele) dhe pas një kohe shumë të shkurtër ajo do të transkriptohet automatikisht duke mundësuar shkarkimin e përmbajtjes tekstuale në  forma të ndryshme (si dokument apo edhe si skedar titrimi).

Më tej theksoi se inteligjenca artificiale është një temë e nxehtë në mbarë internetin dhe si e tillë ajo po përqafohet çdo dite nga përdoruesit për të kryer punë të caktuara nga kompjuterët për të cilat njerëzit harxhojnë kohë dhe mund, duke mos pasur edhe produktivitetin e kërkuar.

“Shpresojmë qe edhe përdoruesit shqiptarë do të kenë mundësinë qe përmbajtjen e tyre ta transkriptojnë me anë të Shqip.ai, si lehtësim për përditshmërinë e tyre”, tha ai në fund. shqip.ai

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0