Kur fillojnë shitjet e Black Friday?

Kur fillojnë shitjet e Black Friday?


Black Friday është ngjarja më e madhe e vitit për shopping dhe është afruar shumë. Zyrtarisht, Black Friday 2019, mbahet më 29 nëntor.

Por, nuk është e domosdoshme të prisni Black Friday për të përfituar nga zbritjet masive. Në fakt, shumë shitës me pakicë tashmë kanë njoftuar për disa zbritje të mëdha në një gamë të gjerë të produkteve interesante- kështu që pavarësisht se çfarë po kërkoni, duhet të ketë diçka në dispozicion për ju.

Kur fillojnë shitjet në Black Friday?

Data e fillimit të shitjeve ndryshon nga shitësi me pakicë, kështu që duhet t’i mbani sytë hapur për zbritjet në javët para ngjarjes aktuale.

Në fakt, disa shitës me pakicë tashmë kanë njoftuar zbritje të mëdha, si për shembul, shitësi amerikan me pakicë Walmart. Kështu që nëse shihni një produkt që ju pëlqen, ia vlen ta blini tani dhe të relaksoheni për Black Friday. Mund të merrni një TV Samsung 4K me 75 inç për 600 dollarë.

Lexoni gjithashtu:

Po vjen Black Friday. Si të përfitoni nga Shqipëria?

Amazon është një shitës me pakicë që ka njoftuar disa zbritje masive në prag të Black Friday. Këto zbritje përfshijnë produktet elektronike, zbritje në veshje etj…

Pra, kur fillojnë shitjet e Black Friday? Ato tashmë kanë filluar. Por, pjesa më e madhe e zbritjeve do të transmetohet drejtpërdrejt në mëngjesin e 29 nëntorit. Kështu që, nëse vërtetë dëshironi t’i shfrytëzoni zbritjet më të mëdha në treg, do të duhet të prisni deri atëherë.

Shumë nga zbritjet e Black Friday do të transferohen drejtpërdrejtë në mesnatë…

Ndoshta zbritjet më të mëdha në Black Friday dhe Cyber ​​Monday janë në teknologji, dhe këtë vit ka të ngjarë të mos jetë ndryshe. Priten zbritje masive në TV 4K, laptopë Apple, pajisje shtëpiake inteligjente dhe më shumë. Nëse dëshironi të blini produkte të reja të teknologjisë ose nëse thjesht jeni të interesuar për teknologji, pothuajse me siguri do të ketë diçka të mirë për ju.

Edhe llojet e tjera të produkteve do të kenë zbritje të mëdha gjithashtu. Produktet e bizhuterisë dhe modës zakonisht kanë më shumë zbritje kur bëhet fjalë për shitjet e Black Friday.

Për të mësuar më shumë rreth zbritjeve të të Premtes së Zezë, shikoni faqet kryesore të shitësve me pakicë si Amazon, Walmart, Best Buy, Target, Nordstrom dhe Bloomingdale.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0