Kujdes! Çfarë diktojnë ndryshimet në ligjin e turizmit - Business Magazine Albania

Kujdes! Çfarë diktojnë ndryshimet në ligjin e turizmit

Ndryshimet në ligjin e turizmit erdhi si domosdoshmëri e rritjes së sektorit si dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme dhe transparencë në lidhje me organet tatimore.

Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preci këto ndryshime janë të natyrshme.

Unë e shoh natyrshëm që qeveria synon të ngushtojë informalitetin, por kjo duket bërë duke harmonizuar në mënyrë të njëkohshme adoptimin e kuadrit ligjor bashkëkohor dhe edukimin e biznesit dhe qytetarëve në mënyrë që të ndërtohen ura ndërmjet kontributeve tatim e taksa dhe përfitimeve prej tyre”, u shpreh eksperti.

Ministria e Financave është tërhequr nga vendimi që vinte bashkë me ndryshimet e ligjit të turizmit që qytetarët që japin dhoma, përmes AirBnB apo Booking për qëllime turistike, nuk do të kenë detyrimin ligjor për t’u regjistruar në QKB e për tu pajisur me nipt.

Lexo:Bill Gates e mat suksesin me tre pyetje

Për ekspertin e ekonomisë, tërheqja është e pa shpjegueshme. “Janë të pashpjegueshme pasi nëse do të shohim shumën e të ardhurave tatimore që mund të mblidhen për këtë shkak janë relativisht të ulëta”, shtoi eksperti.

Në rishikimin e ligjit gjatë diskutimit në komisione u vendos edhe ulja e gjobës.

Me ligjin e ri të turizmit vjen edhe detyrimi i mbledhjes së të dhënave nga strukturat akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, nga operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit për numrin total të vizitorëve për turizmin pritës dhe turizmin në dalje, shtetësinë dhe destinacionin. Rtsh

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0