Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?

Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?


Ndonjëherë më të zgjuarit midis nesh humbasin nëpër mendimet e tepërta dhe në mbingarkesën e punëve dhe humbasin gjurmët e të vërtetave të thjeshta që janë të dobishme në lidership dhe jetë.
Për ata që harrojnë shpejt të vërtetat, ja 12 mënyra të thjeshta për t’i kujtuar.

1. Kurrë mos e ngatërroni arsimimin me inteligjencën
Bill Gates, Steve Jobs, dhe Frank Lloyd Wright ishin të gjithë braktisës të universitetit. Mund të keni të gjithë edukimin e botës po të doni, dhe në fund s’keni ç’ti bëni. Ose mund ta nisni nga diçka e vogël dhe me pasion e përkushtim bëheni jashtëzakonisht të suksesshëm. Përdoreni inteligjencën për t’ju çuar aty ku doni ju, cilado qoftë rruga më e mirë për ju.

2. Dhimbja mund të jetë pozitive
Dhimbja është pjesë e nevojshme e rritjes dhë mësimit; mund të na mësojë ne shumë gjëra rreth vetes sonë. Dhimbja e sotme çon në fuqinë e së nesërmes, dhe çdo sfidë që ju hasni mban me vete mundësinë për rritje.

3. Ju jeni shef i jetës suaj
Edhe pse punoni për dikë tjetër, edhe pse jeni në fund të organigramës së organizatës, ju jeni CEO, CFO dhe COO-ja e jetës suaj. Ju po investoni çdo ditë te vetja juaj me veprimet dhe gjërat që mësoni, dhe po e shisni veten çdo ditë me fytyrën që i tregoni botës.

4. Dështimi është një hap që të çon drejt suksesit
Shumë njerëz të zgjuar tmerrohen nëse bëjnë ndonjë gabim, por të mos rrezikoni kurrë nga frika e dështimit është si helm që ju vret ngadalë. Dështimi na mëson disa nga mësimet më të vlefshme që mund të mësoni ndonjëherë, dhe pasja e kurajos për të vazhduar çon drejt zgjuarsisë.

5. Pritshmëritë e ulëta dhe mbrojtja e mirë
Nëqoftëse e vendosni stekën e ulët, nuk do të zhgënjeheni kurrë. Mësoni ta lini diçka të ikë më mirë se sa të prisni për të. Jeta thjesht na surprizon.

6. Problemet vijnë nga brenda vetes
Ne të gjithë kemi raste me njerëz të vështirë herë pas here. Por nëse keni në mënyrë rutinore probleme me partnerin, kolegët, klientët ose bashkëshortin, duhet të pyesni veten se cili është problemi i vërtetë. Mbase duhet tí hedhim sytë brenda vetes.

7. Ia vlen t’i mbajmë standardet e larta
Do të ketë gjithmonë një person i cili do të na thotë që të servilosesh e të bësh “lustra” është e vetmja mënyrë për t’ia dalë në krye. Janë gabim, dhe do të vijë një ditë kur ky lloj mendimi i gabuar do të jetë ‘gropa’ e tyre. Fitoni të drejtën për t’i mbajtur të tjerët në standarde të larta duke e bërë vetë këtë gjë në radhë të parë.

8. Potenciali nuk ka asnjë vlerë për aq kohë sa nuk realizohet
Askush nuk e humb potencialin, por shumë humbasin vulnetin ose zotësinë për ta kthyer atë në arritje. Arsyeja kryesore që njerëzit dështojnë të arrijnë potencialin e tyre të plotë? Ata nuk janë të pavullnetshëm për të ndërmarrë riskun përsipër.

9. Negativiteti helmon shpirtin
Negativiteti është si tsunami: merr fund shumë shpejt dhe merr përpara çdo gjë që i del në rrugën e tij. Kur mësoni të jeni pozitivë, i prisni rrugë gjakut të negativiteti, dhe e hapni veten për gjërat e mrekullueshme që mund të ndodhin.

10. Suksesi nuk është çelësi i lumturisë 
Në vend që të synojmë të bëhemi të suksesshëm, ne duhet të punojmë për të qenë një person me vlera, që është vendi ku shtrihet rruga drejt lumturisë.

11. Nëse prisni derisa të jeni gati, do të prisni për të gjithë pjesën e mbetur të jetës.
Është gjithmonë tunduese pritja: pritja për momentin e duhur, për projektin e duhur, për mundësinë e duhur, për çdo gjë që të jetë perfekte. Nëse doni të bëni diçka, planifikoni, përgatitni dhe më pas bëni hapin.

12. Ti i detyrohesh diçka botës, dhe jo bota ty
Në vend që të pyesim veten se çfarë mund të përfitojmë nga bota, duhet ta pyesim atë për atë që mund të japim ne. Kur e bëni këtë, ndryshon perspektivën. Kjo ndryshon gjithçka.

Tregohuni të zgjuar, por mbani në mendje: Zgjuarsia është shumë mirë ta kesh…por të dish të vërtetën është më e mira.

 

/Shkruar nga Lolly Daska, Publikuar në Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0